“Zoti Veliaj, mos e përdorni më emrin e studentëve për përfitime elektorale,...

“Zoti Veliaj, mos e përdorni më emrin e studentëve për përfitime elektorale, nuk na keni mbështetur për asgjë!”

31
0
Shares

“Zoti Veliaj, mos e përdorni më emrin e studentëve për përfitime elektorale, nuk na keni mbështetur për asgjë!”, deklaroi sot anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Desada Xhetani.

Deklarata:

Në vazhdën e propagandës po lakohet kaq shumë në këtë periudhë fushate karta e studentit.
Karta e studentit nuk ka 2000 shërbime, as 200 e as 20 shërbime me çmime të reduktuara për studentët.

– Veliaj shprehet se karta e studentit mbulon regjistrimin në bibliotekë dhe shfrytëzimin e hapësirave të saj për lexim falas.
I kujtojmë z. Veliaj se shfrytëzimi i sallave në biblioteka ka qenë dhe është falas e për këtë nuk nevojitet karta.

Problemi me Bibliotekën Kombëtare mbetet prej vitesh djegia dhe përmbytja e fondeve të saj, asgjësimi i librave e botimeve që përbëjnë trashëgiminë tonë identitare, për të cilat ende nuk ka një inventar. Prej vitesh Biblioteka Kombëtare nuk ofron shërbim për huazime librash për studentet, prej vitesh bibliotekat e qytetit lënë shumë për të dëshiruar, sepse kanë fonde që nuk u shërbejnë të rinjve.
-Z. Veliaj, studentët që jetojnë në konvikt nuk kanë asnjë përfitim nga karta, ata paguajnë të njëjtën tarifë si vjet, dhe nuk ka asnjë ulje siç keni deklaruar. Ju kërkojmë të jepni realisht kushtet në të cilat jetojnë studentët në konvikte. Ju e dini mirë që jetojnë disa persona në një dhomë, e dini mirë që studentët ngrohen me rezistenca e mjete të tjera të rrezikshme të marra nga shtepia, që kryejnë shërbimet higjenike në një ambient të vetëm për të gjithë katin me 15- 20 dhoma.

Pasqyrojani qytetarëve këtë realitet, e mos u fshihni te shërbimet inekzistente të Kartës së studentit.

-Asnjë ulje nuk ofrohet për student në mensa e kancelari; deklaratat e Veliajt për reduktim të çmimeve në mensa e kancelari janë absolutisht të pavërteta.
Cili është ai student që ka marre shërbime të tilla?
Madje, gjate këtyre 3 viteve të rritjeve të çmimeve të çdo shërbimi, ata po përballojnë me vështirësi ekstreme ushqimet e përditshme, si dhe akomodimin.
-Abonetë e studentit mbeten i vetmi shërbim mbështetës për studentët, që, për të thënë të vërtetën, kanë qenë ndër breza kështu e nuk i ofruat ju. Dhe këtu përsëri ka një problem: karta e studentit duhet të përfshijë abonenë- siç veprohet në vendet fqinje e në Europë – ndaj s’kemi nevojë të marrim edhe abonenë, meqe kemi kartën.
– Me qesharakja, dhe njëkohësisht më e dhimbshmja, e gjithë kësaj është se Veliaj nuk gënjen vetëm në një rast. Kur thotë se ofrohen çmime të reduktuara, deri në 30 % ulje, në disa dyqane luksi te të cilat studenti normal nuk mundet as të hyjë, e jo më të blejë. Veliaj merr përsipër të bëjë edhe marketingun për dyqanet e luksit, të cilat ofrojnë për këdo 30% ulje çmimi.
– Edhe kinematë, apo shërbimet e telefonisë celulare ofrojnë çmime të reduktuara në përputhje me politikat e tyre, pra i ofrojnë si biznese, e jo posaçërisht për studentet.
-Z. Veliaj ju, administrata juaj dhe qeveria juaj nuk i keni mbështetur me asgjë studentët! Me asgjë edhe gjatë këtyre viteve të krizës ekonomike, ndërkohë që shokët e tyre në Kosovë, në vende të rajonit e në Europë janë trajtuar me ndihma financiare.
Studentët sot janë në kushte mjerane. Sot, një pjesë e konsiderueshme e studentëve ende nuk ka marrë bursat e tetorit dhe nëntorit, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk ka marrë bursën e janarit ose të shkurtit.
Z Veliaj, ju nuk i keni mbështetur dhe nuk keni në plan të mbështesni studentët, dhe ju e dini mirë këtë, por të paktën, ndalni propagandën në kurrizin tonë, mos na fyeni as inteligjencën dhe as modestinë ekonomike, dhe mos e perdorni më emrin tonë për përfitime elektorale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY