Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi që kërkesa e bërë nga përfaqësuesit e PD për përjashtimin e Alibeajt nga gjyqi për vulën, të jepet pasi të bëhet gjykimi në themel i çështjes.
Sipas gjykatës kërkesa paraprake e bërë nga Ivi Kaso, është në thelbin e saj e ngjashme me ankimin e themelit dhe ndaj përgjigjja për këtë kërkesë do të jepet në vendimin përfundimtar.
“Në kundërshtim me ligjin, Enkeleid Alibeaj ka bërë ankim gjykatën dhe po në shkelje të ligjit, gjyqtarja Blerina Muca e ka pranuar këtë ankim. Deputeti Enkeleid Alibeaj nuk legjitimohet si ankimues dhe ne kërkojmë që kjo të jetë gjeja e parë që të merret në shqyrtim nga Gjykata e Apelit”, ishte kërkesa e Kasos. a.b





