Protesta është hapur nga anëtari i Këshillit Kombëtar Aulon Kalaja.
”Këta mendojnë se ne nuk kemi ideale për të sakrifikuar. Jo. Jo dhe jo. Gaboheni rëndë. Ne jemi në këmbë. Sepse sovraniteti buron nga qytetarët dhe i takon qytetarëve.
Mjerimi nuk është mungesa e ushqimit, por mungesa e demokracisë.
Prandaj le të mos bëhemi popull i mjerë. Sepse demokracia nuk është një sport për spektatorë, por qytetarë aktiv dhe të interesuar për fatet e tyre.
Kryeministër ju nuk mund të qeverisni me parimin “bukë dhe cirk”.
Na keni lidhur duart dhe këmbët, na keni lidhur sytë, por harroni se Luani nuk mund të bëhët kurban. Froni, është vendi i tij.
Na keni mbyllur në kafaz dhe po bëni prestigjatorin, por harroni se Ujkun nuk e kanë futur kurrë në cirk. Ai është i lirë. Përherë do jetë kështu.
Po largoni të rinjtë dhe na keni prerë krahët, por harroni se ne jemi bijtë Shqipes. Kemi lindur për të fluturuar lart. Po vjen dita pë tu kthyer në fole. Në Shqipërinë tonë.
Historia do tregojë për një piktor që u bë Kryeministër. Për një Kryeministër që u shndërrua në përbindesh, por nuk e mundi dot popullin e vet. Përballë do na kesh!”, tha Kalaja.
Më pas fjalën e mori Grigels Meçollari:
Edi Rama ka nën vete parlamentin, gjyqësorin, mediat, Presidentin, timonin. Ka shumë pushtet, por mesa duket jo mjaftueshëm për të ndalur popullin protestues dhe opozitën e vendit.
Jep ryshfet dhe korrupton, hap ekspozita dhe fluturon.
Me taksat tona kap mediat dhe gjykatat dhe i vendos të punojnë në funksion të pushtetit të tij personal.
Ky është regjimi. Këtë mentalitet ka.
Amerikanëve u tund flamurin, rusëve koncensionet. Neve na vendos patronazhistë, patronazhistëve u vendos Aktivistin.
Pacientëve u largon mjekët, prindërve-fëmijët, tregut-fermerin, shkollave-nxënësit, Tiranës-gjelbërimin. Na dha kaos, pasiguri dhe vetem propagandë.
Kjo nuk është Shqipëria që duam,
Ky nuk është atdheu për të cilin mund të ndihemi krenar.
Është momenti më i mirë për ta ndërruar këtë realitet.
Është momenti më i mirë t’i kthejmë reston këtij këtu dhe kujtdo tjetër që kërkon të na marre lirinë! Është momenti ta largojmë Edi Ramën!
Klea Vukaj: Vendi ynë drejtohet nga një narciz pa busull dhe një çetë pa kode. Po mpaken familjet dhe traumatizohet shoqëria, po krisen zemrat e nënave që shikojnë fëmijët e tyre teksa ikin. Po shkatërrohet rinia që e mban kokën nga mërgimi, pasi nuk sheh alternativa për të ardhmen në vendin e vet.
Sot kemi familjarë qe nata i zë duke iu lutur Zotit t’iu dalë një mundësi për t’u larguar nga Shqipëria. Kjo është e dhimbshme. Është fatale.
Por nuk mund t’i ngarkojmë me faj.
Po paguajnë taksa qe qeveritarët tanë të hanë darka te Nusreti, që kryeministri të lëvizë me çarter, që ministrat të flenë në hotele të shtrenjta.
Përditë nga pak, e çdo muaj më shumë, po e grabisin Shqipërinë tonë. Me investitorë strategjikë burrat e ministreve. Me inceneratorë që djegin paratë e shqiptarëve, por jo plehrat e tyre. Me kryeministrin, që për të mbajtur pushtetin është gati të djegë edhe kryezbuluesin e vendit më të madh dhe mikut më strategjik që ka Shqipëria.
Nuk do t’i lejojmë! Nuk do të kalojnë! Jo më
Jola Hysaj:
Forca nuk matet me muskuj, besimi nuk thyhet dot nga ai, apo ata, që nuk besojnë në asgjë.
Forca jonë është besimi se vetëm duke refuzuar të keqen, Shqipëria do të bëhet më e mirë. Te puna për të bërë më të mirën për vendin e fëmijëve tanë.
Duke iu parë të gjithëve sot këtu, besoj fort se ne jemi njerëzit që mes lirisë dhe nënshtrimit – zgjedhin betejën; mes aktivistit dhe patronazhistit – zgjedhin votën e lirë; mes të mirës dhe të keqes zgjedhin të mirën e Shqipërisë.
Shqipëria është e mira e jonë e përbashkët!
Asnjë hap pas në rrugën që kemi zgjedhur! Edhe pse nuk është e lehtë, e mira fiton mbi të keqen dhe besimi mbi dorëzimin





