Belind Këlliçi me banorët e Zallherrit: Bashkia ju ka harruar, Veliaj mendon...

Belind Këlliçi me banorët e Zallherrit: Bashkia ju ka harruar, Veliaj mendon për kullat, inceneratorët dhe aferat e korrupsionit!

47
0
Shares

Kandidati i PD, Belind Këlliçi në një takim me banorët e Zallherrit tha se bashkia ju ka harruar, Veliaj mendon për kullat, inceneratorët dhe aferat e korrupsionit!

Të lënë pas dore tashmë prej vitesh nga Bashkia, banorët e Zallherrit shprehën shqetësimet dhe problemet e tyre në një bashkëbisedim për kandidatin e Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçin. Ujë dhe rrugë ishin dy nga kërkesat kryesore nga banorët e fshatit, që thanë se janë lënë në harresë nga institucionet.

“Uji i pijshëm është kryesori, edhe me një degëzim sa të mundeni një asfalt drejt rrugës kryesore”, tha një banor.

“Në çdo qytet të bukur të botës kanë një ditë fshatarët që dalin dhe shesin në rrugë dhe shesin në rrugë dhe me taksë zero”, shtoi një tjetër.

“Nuk kemi as rrugë as ujë të pijshëm, dy gjëra kryesore për mbijetesën e njeriut. Ai bën reklamë”, tha një tjetër banor.

Kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi vuri në dukje se Veliaj vetëm propapandon me video dhe foto, “Nuk e di kur është parë Veliaj duke bërë ndonjë punë. Duke bërë ndonjë foto e video e keni parë”.

Këlliçi u shpreh se zgjidhja e problemeve të fshatrave të Tiranës do të nisë nga fuqizimi i drejtuesve të njësisë administrative, që do të ketë një rol të veçantë.

“Problemi është këtu duke jua centralizuar çdo gjë Veliaj, të zyra e vet, te sheshi Skëndërbej aty në qendër, ju nuk merrni dot asnjë informacion, asnjë shërbim dhe nuk keni kontakt. Ai e ka mendjen te këto kullat, te katet pa leje te ndonjë aferë korruptive për inceneratorin, te ndonjë leje ndërtimi. Nuk e ka mendjen te qytetari, te fshati te problemet e njerëzve prandaj ka një rol të veçantë kryetari i njësisë administrative”, tha ai.

Bashkëbisedimi me banorët e Zallherrit ishte në kuadër të turit “Jam këtu t’ju dëgjoj” të kandidatit të opozitës për Tiranën. Shqetësimet dhe kërkesat e banorëve janë mbajtur shënim dhe në bazë të tyre do të hartohet një program që do të prezantojë zgjidhjet për çdo lagje të Tiranës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY