Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Një grup lakenjsh kalojnë nga studio në studio vetëm për të mashtruar qytetarët

01/03/2023
Berisha: Një grup lakenjsh kalojnë nga studio në studio vetëm për të mashtruar qytetarët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Ssli Berisha tha sot se një grup lakenjsh kalojnë nga studio në studio vetëm për të mashtruar qytetarët.

Deklarata:

Jetojmë në një monizëm në të cilin asnjë e drejtë e juaja nuk është më e garantuar. Shikoni çfarë bëhet, se çfarë velloje e zezë mediatike mbulon qytetarët. Një grup lakejsh të paguar kalojnë nga studio në studio vetëm për të mashtruar ju, për tu zbehur dhe errësuar të vërtetën, gjithçka në emër të tij.

Shtriga e këtij muaji ishte Allison Guerriero, sepse ajo kishte denoncuar në FBI dhe e pranoi, partnerin e vet tradhtar të vendit të vet dhe Edi Ramën, kryeministrin më të korruptuar që mund të ekzistonte, thotë ajo. Propaganda e tyre e tëra e përqendruar se si ta përshkruanin Allison, sikur e kishin njohur, sikur kishin punuar me të, me ngjyrat më negative.

E them këtë se çfarë bëhet për të errësuar të vërtetat qytetarëve. Çfarë bëjnë për relativizmin e të vërtetave, është mohimi i të vërtetave, është doktorina e mohimit të të vërtetave. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka me çdo komshi, mik, socialist të debatojmë, të disktutojmë për këto të vërteta.

Sot kam marrë një mesazh, nga dreka, jam socialist më thoshte, kam votuar 32 vite, por do të jap fjalën se nuk do ta votoj më kurrë këtë njeri. A votohet një njeri si ky, po ky është armik i çdo njeriu. Nuk ka ky ndjenja, nuk ndjen asgjë.

Një njeri që fluturon me çarter personal dhe me dhomë gjumi luksoze, në dy vite harxhon 22 mln euro fluturime. Si mundet në një kohë kur një pjesë e madhe e pensionistëve, për të mos thënë shumica nuk blejnë dot ilaçe. Nuk blejnë dot ilaçe, të tjerë vuajnë për vaktin e drekës, apo darkës, të tjerë që përcjellin çdo ditë njerëzit jashtë vendit, nga një vend që ka të gjitha pasuritë e tokës, pasuri përrallore, ka potencialin më të jashtëzakonshëm turistik, detar, malorë dhe të çdo lloji. Ka rezervat minerare botërore, me disa nga mineralet më kryesore. Ka fushat e naftës më të mëdha në Europë. Një vend që nuk ka shumë tokë, por e ka nga më pjelloret.

Një vend që noton në ujëra. Shqipëria është e vogël, por ujërat e saj e kanë bërë ta krahasojnë me Norvegjinë në ujëra. Dhe ky vend, braktiset dhe vetëm braktiset. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.