Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

QKLL shpall 2023, Vitin e Petro Markos , flet e bija, Aranita Marko

22/02/2023
QKLL shpall 2023, Vitin e Petro Markos , flet e bija, Aranita Marko
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Babait i pëlqente noti. Sa herë shkonim në Himarë më kujtohet kur isha e vogël që shihja plot frikë kur ai zhytej e humbiste në det, deri sa të shfaqej. Më dukej sikur do të humbiste, por ai shfaqej i buzëqeshur”. Me këto fjalë Aranita Marko, e bija e shkrimtarit Petro Marko, analizoi në mënyrë metaforike historinë e Petro Markos në letërsinë shqipe, ku pavarësisht censurës dhe përjashtimit që veprat e tij kanë pasur në kohë nëpër biblioteka, ai shfaqet gjithnjë më i fortë. “Ai është si shkëmbi shfaqet më i fortë”, tha Aranita.

Viti 2023 është shpallur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë si Viti i Petro Markos. :Përgjatë këtij vit, do të nderojmë kontributin e tij në letrat shqipe, përmes aktiviteve të ndryshme, leximeve, konferencave, ekspozitave, botimeve në Shqipëri dhe Kosovë.Në vitet 1950-1960 Petro Marko ishte romancieri më popullor dhe vazhdoi të ishte ndër më popullorët, edhe kur romanet e tij ishin mbyllur në biblioteka si të papërshtatshme. Koha e leximit të tyre, për shkak të shëndrrimeve rrënjësore të horizontit të pritjes, është e ndarë në dy periudha: me censurë dhe pa censurë. Fati i familjes Marko është ndoshta nga më tragjikët në historinë e shkrimtarëve të ish vendeve komuniste”, tha drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli. Pirro Misha Drejtori i Bibliotekës Kombëtare tha se ky është një rast për të nderuar një figurë të lartë të letërsisë shqipe, i cili nuk ka pasur vëmëndjen e merituar. Për shkrimtarin folën dhe kritikët Behar Gjoka, Ben Andoni, shkrimtari Ylljet Alicka.

Petro Marko është një ndër figurat e rëndësishme të letërsisë shqipe, i njohur më së shumti me romanet “Hasta la vista” dhe “Nata e Ustikës”. Pas viteve 90-të u botua dhe libri i tij autobiografik “Intervistë me vetëveten”, i lënë në dorëshkrim nga vetë shkrimtari. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Gjirokastër, 17 vjeçari abuzon të miturin, në prani të dy të tjerëve

03/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

02/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Gjirokastër, 17 vjeçari abuzon të miturin, në prani të dy të tjerëve

03/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.