Kreu i PD, Sali Berisha tha sot te protesta e oppzitës se Veliaj dhe Rama kanë vjedhur qytetarët e Tiranës 54 milionë euro.
Argumentat:
Nuk ka kryeministër në botë që lejon taksë antikushtetuese në territorin e vendit. Po ky e lejon se nëse te shkolla Sami Frashëri 6 milionë euro, ai ka vjedhur të paktën 5 milionë.
Ai i ka ndarë me Edi Ramën. Ndaj vazhdon dhe kalon në taksa të tjera.
Po si ka mundësi që ky ditën e natën në çdo kohë, ky u vjedh qytetarëve të Tiranës 18 euro për ton mbetje, në një kohë kur kontrata e ka që do mblidhen me 11 euro nëse plehrat nuk digjen. Ka pesë vite që nuk digjet asnjë ton pleh.
Veliaj dhe Rama kanë vjedhur qytetarët e Tiranës 54 milionë euro. Ai rrezitet në Surrel, tjetri në majë të Kodrës së Diellit, por kontot e tyre fryhen si derrat në kurriz tuaj.
Pra, ky revolucion nuk është mburojë për deputetët e PD-së, as për PD-në, por ky është revolucion për interesat e çdo qytetari, çdo shqiptari.
Ky është revolucion për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Edi Rama i ka si gangrenë vjedhjet me të cilat është kapur në flagrancë.
Tani nuk guxon të duket dhe urdhëron Lindën e tij, Lindën e parlamentit të përjashtojë deputetët siç nuk ka ndodhur as në diktaturë. ab
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/