22-vjeçarja keniane, Joy Ayoko, që u masakrua teksa punonte në një kazino në Tiranë vijon të zgjojë vëmëndjen e mediave.
Dyshohet se pas vdekjes së fshihen fshihen ministra të qeverisë Rama, tha sot gazetarja e kronikës Anduena Llabani.
Sipas saj, kjo shpjegon faktin që kjo ngjarje u fsheh dhe u servirën prova dhe dëshmi të rreme.
“Është e vështirë se këtu janë familjarë të ministrave të kabinetit të qeverisë Rama direkt mbrapa kësaj ngjarjeje.
Dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me punën e saj. Unë si gazetare kam pyetur cilët janë këta njerëz që e kanë parë për herë të fundit dhe e shoqëronin viktimën dhe këta na dalin që janë njerëz shumë të lidhur me ministra të qeverisë Rama.
Momenti që ngjarja u fsheh, u dhanë dëshmi të rreme, u çuan prova të reja. Fakti që vetmja që mund të thoshte diçka dhe ajo nuk ndodhet këtu, fakti që janë hequr të gjitha shpenzimet e kurimit, iu mbyll goja dëshmitarëve. Merrni emrin e të dashurit, merrni mbiemrin dhe bëni lidhjen”, tha gazetarja në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/