Berisha: Rama pas një muajI do Të shkojë në sallën e parlamentit, por ka frikë dhe tmerr nga prania jonë, ndaj kërkon të na përgjysmojë
Nesër është betejë, ditë beteje!
McGonigal është në burg, Edi Rama e ka vendin në burg.
Akti që ka kryer Edi Rama ndaj SHBA dhe ndaj Shqipërisë, krimi i rëndë që ka kryer kundër pluralizmit politik dhe kundër sigurisë së SHBA, meriton një ndëshkim ekzemplar.
Faza e parë e dërgimit të tij në banesën e tradhtarëve, armiqve të pluralizmit dhe demokracisë, është largimi i tij nga pushteti.
Ndaj dhe çdo ditë, çdo betejë ka një rëndësi të jashtëzakonshme.
Sot ata, për turpin e tyre, marrin përsipër të përjashtojnë një grup tjetër deputetësh nga parlamenti pasi Edi Rama pas një muaj do shkojë në sallën e parlamentit, por ka frikë dhe tmerr nga prania jonë, ndaj kërkon të na përgjysmojë.
Kjo është e vërteta.
Pasi u kthye nga Dubai, ku takoi ortakun e vëllait të vet, Amant Josifin, për të mos thënë edhe disa të tjerë, tani ka vendosur të hyjë në parlament.
Ky përbën një akt të shëmtuar të tij dhe të pseudomazhorancës së tij.
Berisha: Ne do qëndrojmë në parlament me vendosmërinë më të madhe
Parlamenti është kthyer absolutisht në kohën e diktaturës staliniste.
Vetëm në diktaturë një deputet bëhej përgjegjës për ato që fliste në parlament dhe jashtë tij.
Kjo po ndodh sot në këtë parlament. Ne nuk kemi bërë gjë tjetër, vetëm kemi mbrojtur interesat e zgjedhësve tanë.
Parlamenti është bërë i padurueshëm për qytetarët.
Qytetarët kanë një neveri të jashtazakonshme. Prapë ne do qëndrojmë në parlament me vendosmërinë më të madhe.
Ortaku, korruptori i McGonigal nuk mund të ketë vend më si kryeministër i Shqipërisë.
Ai duhet të ikë! a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/