TURQI/ 10 vjeçarja Çudi u gjet e gjallë 147 orë pas tërmetit

TURQI/ 10 vjeçarja Çudi u gjet e gjallë 147 orë pas tërmetit

55
0
Shares

Një vajzë 10-vjeçare u shpëtua nga rrënojat në provincën Hatay të Turqisë Jugore 147 orë pasi tërmeti shkatërrues i së hënës goditi Turqinë dhe Sirinë.

Videoja e shpërndarë nga bashkia tregonte ekipet e kërkim-shpëtimit duke nxjerrë vajzën e quajtur Cudi nga rrënojat dhe duke e transportuar me barelë.

“Cudi është dashuria jonë. Cudi jonë e dashur”, u dëgjua duke thënë një person në video, së bashku me “Haleluja!”

Një tjetër i mbijetuar ishte një burrë 35-vjeçar i identifikuar si Mustafa Sarigul, u shpëtua nga rrënojat e një pallati gjashtëkatësh në të njëjtën provincë të dielën. Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka arritur në të paktën 28,192, me 24,617 vetëm në Turqi. r.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY