Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këlliçi: Programi për Bashkinë e Tiranës do të ndërtohet duke dëgjuar njerëzit në terren

12/02/2023
Çfarë raportuan mediat ndërkombëtare për protestën e opozitës kundër Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Programi për Bashkinë e Tiranës do të ndërtohet duke dëgjuar njerëzit në terren”, tha sot kandidati i opozitës Belind Këlliçi ndërsa vijon turin e takimeve me qytetarët.

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës ka vijuar turin e takimeve me qytetarët në zonën e Laprakës, në Njësinë nr. 11 në kryeqytet.

Presioni dhe gjobat e policisë bashkiake ishin një ankesë që tregtarët ia shprehën me shqetësim Këlliçit gjatë takimeve në rrugë.

“Ja çfarë kam shitur, 10 mijë lekë të vjetra gjobë nga bashkia” ka treguar një ambulantëve, i dëshpëruar për shkak të ndëshkimit.

“Ja shpëtova këtë radhë, po nesër? Unë një pension të vogël kam. Çfarë t’i bëj shtetit? Fshihem si miu. Kam dalë që në 8 të mëngjesit. Rri 4 a 5 orë për 2 mijë lekë. Kam urdhër më thonë”, tregoi një tjetër.

“Një herë shesim, një herë jo. Vjen policia na i merr rrobat. Sot gjithë ditën nuk kemi bërë asgjë”, ka rrëfyer një tjetër.

Situata nuk ndryshon as për bizneset që kanë një dyqan apo që shesin në treg.

“Kam gjithë këtë dyqan.
– Sa veta kanë ardhur sot? Gjithë ditën më kanë ardhur vetëm 3 veta. Kam shitur vetëm 3 palë çorape. Këtu është bërë katastrofë. Nuk ka më njerëz. Duhet një dorë e fortë”, tregoi qytetari.
“S’ka më punë. Kanë ikur njerëzit. Asnjë lek, gjithë ditën”, tregoi një tjetër.

Ndërsa shtrëngoi duart me qytetarët, kandidati i PD-së për kryeqytetin Belind Këlliçi u shpreh se ndryshimin për Tiranën më 14 Maj do ta arrijë me ndihmën e njerëzve të thjeshtë.

“Vetëm me ndihmën e njerëzve të thjeshtë do ta arrij fitoren. Nuk do të jetë fitorja ime por e njerëzve të thjeshtë”, u shpreh Këlliçi.

Turi i takimit të kandidatit të PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi, ka si qëllim dëgjimin e problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve të Tiranës përmes takimeve të drejtpërdrejta në terren.

Në bazë të dëgjesave me qytetarët do të ndërtohet edhe programi për zgjidhjen e problematikave në çdo lagje të kryeqyetit. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

13/04/2026
Rama në Lungomare 4, shetitorja 500 metra do të jetë 7 metra e gjerë

Rama në Lungomare 4, shetitorja 500 metra do të jetë 7 metra e gjerë

13/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

13/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.