Vila luksoze në Vlorë shtëpi bari, në pranga 6 persona, drejtori i...

Vila luksoze në Vlorë shtëpi bari, në pranga 6 persona, drejtori i policisë jep detajet

237
0
Shares

Arrestohen 6 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë nga policia e Vlorës, lajmëroi Ermal Muçaj, drejtor i policisë së Vlorës.

Ranë në pranga në fshatin Kropishtë, Dritan Koçiraj, Niko Dhima, Florjan Çaushaj dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Përparim Koçiraj.

Ndërkohë në lagjen “10 Korriku”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Ledjon Zahaj, Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Lorenc Xhaferri.

Sekuestrohen 11 kilogramë kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale. Bllokohet vila me ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba.

Bazuar në informacionet e siguruara se në disa ambiente, në lagjen “10 Korriku”, në Vlorë, dhe në fshatin Kropishtë, në Selenicë, kultivoheshin bimë narkotike me anë të llambave, mëngjesin e datës 09.02.2023, strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë organizuar dhe finalizuar megaoperacionin policor të koduar “Indoors”.

Operacioni nisi në orën 11:00 të datës 09.02.2023, në të njëtën kohë, në lagjen “10 Korriku” dhe në fshatin Kropishtë, në Selenicë.

Në momentin që shërbimet operacionale kanë shkuar pranë vilës së shtetetasit L. Xh., agjentët operacionalë kanë konstatuar se në këtë vilë nuk kishte persona brenda. Për këtë arsye, nisur nga dyshimet se brenda kësaj vile kultivoheshin bimë narkotike, me anë të llambave, ky ambient është mbajtur në vëzhgim dhe nuk është ndërhyrë për momentin.

Operacioni ka vijuar në fshatin Kropishtë, ku gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të shtetasit D. K., u gjetën dhe u sekuestruan 87 llamba, 12 transformatorë të vegjël elektrikë, 6 ventilatorë elektrikë, 4 kondicionerë dhe materiale bimore të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 45 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi P. K., 55 vjeç.

Po në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasve N. Dh., 39 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE Vlorë dhe F. Ç., 34 vjeç, me detyrë përgjegjës grupi i elektricistëve të OSHEE Vlorë.

Ndërkohë, rreth orës 16:00, agjentët operacionalë që mbanin nën vëzhgim vilën në pronësi të shtetasit L. Xh., kanë konstatuar një shtetas që ka hyrë me vrap në vilë, i cili po ndiqej nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të “Shqiponjave”, pasi dyshohej se kishte tentuar të vriste një shtetas, me armë zjarri, rreth orës 15:45, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.

Në këto kushte është ndërhyrë nga të gjitha shërbimet operacionale dhe ato të rendit, në vilën e shtetasit L. Xh., është bërë kapja në oborrin e kësaj vile dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit që hyri me vrap në vilë, konkretisht shtetasit L. Z., 38 vjeç, autor i tentativës së vrasjes me armë zjarri të shtetasit D. P.

Shërbimet operacionale, bazuar në planin operacional dhe informacionet e siguruara, kanë hapur me forcë vilën e shtetasit L. Xh., ku kanë konstatuar se kati i parë dhe kati i tretë i saj ishin përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.

Nga kontrolli në të dyja katet e vilës, u gjetën dhe u sekuestruan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje, 5 ventilatorë, 4 aspiratorë, 3 kondicionerë, 100 reflektorë, 23 impiante ngrohëse, 69 llamba, 6 filtra ajri, 1 armë gjahu, 3 aparate celulare, 1 automjet dhe sende të tjera të që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të kësaj vile, shtetasit L. Xh., 42 vjeç.

Gjithashtu, u ndaluan shtetasit E. B., 26 vjeç, me detyrë elektricist i OSHEE Vlorë dhe G. M., 44 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE Vlorë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi L. Z., i arrestuar në oborrin e vilës, i dyshuar si autor i tentativës së vrasjes së shtetasit D. P., është kunati i shtetasit L. Xh., pronarit të vilës në të cilën ishin përshtatur dy kate për kultvimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, po vijojnë veprimet e thelluara në kuadër të këtij operacioni, me qëllim sekuestrimin e çdo pasurie të përfituar nga këta shtetas si rezultat i veprimtarive kriminale në fushat e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY