Të rinjtë e FRPD, protestë tek SPAK: Të hetohen çështjet e mëdha

Të rinjtë e FRPD, protestë tek SPAK: Të hetohen çështjet e mëdha

66
0
Shares

Të rinjtë e FRPD kanë protestuar sot tek SPAK pasi nuk ka reagim për paditë e dosjeve të mëdha në këtë institucion.

Ata dhanë një mesazh që SPAK të flasë dhe gjykata të mos jetë më peng dhe vegël e Edi Ramës.

“SPAK-u është një strukturë e cila është kthyer në një çekiç të kryeministrit në ikje për t’i tërhequr vëmendjen në bazë të dosjeve voluminoze që ka depozituar PD në këtë strukturë.

Siç e parashikoni ne kemi paraqitur një pjesë të mirë të dosjeve që janë dosja e inceneratorëve, dosja e Teatrit, e patronazhistëve, e AKSHI-t, inceneratorit të Tiranës, Elbasanit, Fierit, dhe një seri të tjera dosjesh, ku më kryesorja dhe më demokracivrasësja është dosja e agjentit të FBI McGonigal”, tha aktivisti Arbër Kola.

Ndërsa aktivisti Endrison Breçani tha se inceneratorët kanë arritur kulmin dhe SPAK nuk po vepron.

“Çështja e inceneratorëve ka arriur kulmin. Pse SPAK nuk po vepron? Pse SPAK hap vetëm dosjet e peshqve të vegjël? Pse SPAK nuk hap dosjet e mëdha? Pse trekëndëshi Bermudes Edi Rama-Erjon Veliaj-Taulant Balla, mos të harrojmë edhe tjerët dhe nuk po dalin para drejtësisë.

Pse SPAK hesht dhe nuk është në krahun e popullit, por në krahun e interesave të tyre. Ku janë këto lekë? Pse po shpopullohemi çdo ditë e më shumë, pse të rinjtë po largohen”, tha Breçani. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY