Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skënder Gjinushi, Rama kërkon t’i japë një mandat të dytë në kundërshtim më Kushtetutën

09/02/2023
Skënder Gjinushi, Rama kërkon t’i japë një mandat të dytë në kundërshtim më Kushtetutën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rama kërkon t’i japë Skënder Gjinushit një mandat të dytë në kundërshtim më Kushtetutën në krye të Akademisë së Shkencave, tha deputetja Ina Zhupa.

Deklarata:

Edi Rama, në kundërshtim me ligjin, kërkon t’i japë edhe një mandat Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave.

Edhe pse mandati i tij aktual është në Gjykatë Kushtetuese dhe pret shqyrtimin; edhe pse zgjedhja e tij në krye të Akademisë nuk është dekretuar nga Presidenti i Republikës se ishte antiligjore; edhe pse është denoncuar publikisht si pazar që ka në mes shitjen e ish-partisë së Gjinushit për interesat politike të Ramës, prapë Kryeministri nuk ndalet.

Reagimi, si i Partisë Demokratike, ashtu edhe i akademikëve Artan Fuga dhe Apollon Baçe ka qenë i fortë dhe do të vazhdojë.

Akademiku Baçe ka ngritur dy pyetje në analizën vjetore të Akademisë së Shkencave në lidhje me kërkesën për ndryshimin e ligjit, të propozuar nga dy deputetë socialist dhe që lejon rizgjedhjen e Gjinushit në krye të institucionit:

1- Shkak për kërkesën e amendimit të ligjit, a u bë shqetësimi vetjak i deputetëve për situatën në Akademi, apo kjo kërkesa u përgatit dhe ju delegua atyre nga kryesia e Akademisë?
2- Nëse kërkesa u delegua nga kryesia e Akademisë, përse ajo nuk u diskutua dhe miratua në asamble, siç e kërkon paragrafi 6 i nenit 11 të ligjit, i cili ngarkon për miratimin dhe ndryshimin e statutit asamblenë, jo kryesinë?

Partia Demokratike e thekson këtë shqetësim dhe paragjykon, me të drejtë, edhe staturën e dy deputetëve propozues të PS, që kanë kërkuar amendimin ligjor. Kjo për faktin se as z. Petro Koçi dhe as z. Ismet Beqiraj nuk njihen si njerëz të arsimit dhe shkencës së lartë, dhe as kanë lidhje me botën akademike.

Të kthyerit e Akademisë së Shkencave në një aneks të orekseve politike Rama-Gjinushi është një fyerje për akademikët, për Kuvendin dhe publikun në përgjithësi.

Partia Demokratike u bën thirrje njerëzve të shkencës, kulturës dhe artit të ngrenë zërin e indinjatës dhe protestës kundër infiltrimit në Akademi të metodologjive që nuk janë as shkencë as politikë, nga “intelektualët e hurit dhe të litarit” që mban afër dhe parapëlqen Edi Rama.

Zërit të akademikëve Artan Fuga dhe Apollon Bace u bashkohemi edhe ne me mbështetjen tonë politike e shoqërore, dhe u kërkojmë të tjerëve të bëhen bashkë për të parandaluar një degjenerim të Akademisë së Shkencave edhe më tej.

Duke përdorur fjalët e z. Bace ne nuk mund të lejohet një McGonigal i dytë edhe në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Gjirokastër, 17 vjeçari abuzon të miturin, në prani të dy të tjerëve

03/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

02/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Gjirokastër, 17 vjeçari abuzon të miturin, në prani të dy të tjerëve

03/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.