Një grua humbi jetën sot pasdite pasi u godit nga një makinë në një nga rrugët në qendër të Tiranës. Gruaja fillimisht u dërgua e gjallë në spital por më pas ndërroi jetë nga plagët që ka marrë.
“Në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, duke ndërruar jetë më pas”, njofton policia.
Grupi hetimor ishte në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/