Presidenti Begaj flet për herë të parë për çështjen Mc Gonigal

Presidenti Begaj flet për herë të parë për çështjen Mc Gonigal

63
0
Shares

Presidenti i vendit, Bajram Begaj është deklaruar për herë parë sonte në lidhje me debatin e madh në Tiranë lidhur me procesin gjyqësor që ka nisur në SHBA për ish zyrtarin e lartë të FBI-së.

Ai foli në RTSH në emisionin ‘Pa censurë’.

Pyetje: Opozita ka paralajmëruar protestë që e lidh me aferën e ish zyrtarit të FBI-së dhe dyshimet se ai u korruptua nga qeveria e Shqipërisë. Si e keni përcjellë këtë lajm? I keni kërkuar kryeministrit ndonjë sqarim apo prokurorisë të hetojë?
Presidenti Bajram Begaj:
 Ju thashë dhe pak më parë. Jam një lexues dhe vëzhgues i rregullt i raporteve, si i atyre në vend, ashtu edhe i raporteve ndërkombëtare. Po kështu, jam informuar rreth çështjes që ju sapo përmendët, përmes medias dhe nëpërmjet informimit nga burime të hapura. Duke qenë një lexues i vëmendshëm, pres që të bëjnë analizat dhe deduksionet e tyre institucionet kompetente dhe, më pas, të dal me opinionin tim personal.

Pyetje: Për cilat institucione kompetente e keni fjalën?
Presidenti Bajram Begaj
: Kjo është një çështje nën hetim dhe, sa kohë është një çështje nën hetim, ne duhet të presim derisa ajo të mbarojë

Pyetje: Nën hetim është në SHBA…
Presidenti Bajram Begaj:
Po, atje ka filluar.

Pyetje: Ka edhe një kërkesë nga opozita. A duhet të hetohet këtu?
Presidenti Bajram Begaj:
 Shumë mirë që opozita i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese në vend për t’u marrë me procesin. Dhe kështu duhet të jetë. Duhet të kemi besim tek institucionet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY