40 minuta breshër i furishëm kanë shkaktuar dëme të mëdha në njësinë administrative Hysgjokaj në Lushnje, me se shumti në zonën e Darsise.
Një breshër i përmasave të tilla nuk ishte pare asnjëherë ndërsa dëme jane shkaktuar në mbulesat e serave , agrume dhe ullinj, thanë për fax tv banorët.
“Nga shteti nuk na ka ardhur asnjë. Aq keq është problemi këtu sa nuk dimë ca të themi. Prodhimi me cmimet që janë 3 milion lekë, qeset shkojnë 2 milionë lekë. Ishalla vë dorën shteti.
Dëmi mund të jetë te 1 milion e gjysëm por bashkë me prodhimin brenda shkon deri në 6 milion. Duam ndonjë ndihmë nga shteti, të mos ngelim në fund fare”– janë shprehur fermerët.
Përballë kësaj situate ata apelojne njezeri per ndihme nga shteti ndërkohë që vetë fermerët nuk sigurojnë asnkëherë produktet e tyre. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/