Berisha: U bëj thirrje shqiptarëve, më datë 11 ta krrejmë nga detyra...

Berisha: U bëj thirrje shqiptarëve, më datë 11 ta krrejmë nga detyra këtë person

40
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha u bëri sot thirrje shqiptarëve që më datë 11 ta krrejmë nga detyra Edi Ramën.

Deklarata:

Unë u them shqiptarëve se ky njeri çdo ditë që rri në pushtet, rri për t’u vjedhur ju dhe pasurimin e tij.

Ky njeri deklaroi se nuk do të shkojë në parlament dhe për këtë fajësoi opozitën, e cila kërkoi në mënyrën më legjitime debat me mocion për aktin e tij të shëmtuar.
Por kjo është për parlamentin. Po në qeveri, a e dini ju se nga 48 mbledhje qeverie në vit, Edi Rama udhëheq me Ballukun. Ai ka kryesuar vetëm 19 mbledhje. Por shqiptarët nuk kanë votuar për Ballukun. Kjo nuk ndodh në asnjë vend.

Po t’i analizojmë ato 19 mbledhje, të gjitha janë për plaçkitje dhe interesa personale.
Tani deklaron se nuk do të shkojë as në parlament. U bëj thirrje shqiptarëve, më datë 11 ta krrejmë nga detyra atë person, atë parazit, atë hajdut që nuk ka asnjë normë dhe standard.

Këtë njeri që bën 137 udhëtime me avion personal, duke harxhuar 22 milionë euro, duke shtuar këto rrogat e personelit të ‘Ismailit’, milionat shtohen edhe më shumë, se ai ka një personel të gjerë në shërbim të kryeministrit.
Pra, duhet të largohet menjëherë dhe sa më shpejt. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY