Sërish tensione në seancën e Kuvendit këtë të enjte ndrsa kreu i grupit parlamentar të PD, Luçiano Boçi ka akuzuar mazhorancën për ‘eleminimin’ e opozitës pas vendimit për përjashtimin e 5 deputetëve.
”Nuk gjeta asnjë arsye për aktin skandaloz për përjashtimin e deputeteve të PD për 10 ditë. Ata kanë kërkuar të drejtën e tyre për mocion me debat për skandalin me McGonigal që është paguar për eliminimin e opozitës
Kur opozita kërkon të drejtën, ju vazhdoni skenarin për eliminimin e opozitës. Është e njëjta mënyrë dhe formë. Nëse kryeministri paguan agjentët e FBI korrupton ata dhe po ky parlament është po i korruptuar nga ai.
Në bazë të kërcënimeve për ti hequr fjalën opozitës. Gjeja e parë që duhet të niste sot ishte mocion me debat për eliminimin e opozitës.
Rama kërkon të eliminojë sistemin politik, demokracinë dhe kërkon të ndërtojë regjimin e tij duke eliminuar opozitën.
Korrupton në dëm të interesave kombëtare. Sot kryeministri duhej të ishte këtu! Duhet të dalë me pranga në duar”, tha Boçi.
Ndërsa mori fjalën Albana Vokshi, nga foltorja e Kuvendit nxori një video të kryeministrit Edi Rama ku dëgjohej: “Shefi i kundërterrorit ka qenë miku im”.
Deputeti i PD Gazment Bardhi iu drejtua Lindita Nikollës, se ka shkelur rregulloren, pasi u hoqi fjalën 54 deputetëve.
“Në procesverbalin mungon fjala e 54 deputetëve të opozitës. Ju në kundërshtim me rregulloren, vetëm nga frika që kryeministri të përballej me opozitën, i hoqët seancën e shkuar të drejtën e fjalës 54 deputetëve të opozitës. Sipas rregullores në rast se në sallë shkaktohet kaos, drejtuesi pezullon seancën. Nëse kaosi vijon, ndërpritet seanca dhe zhvendoset rendi i ditës. Akti i vetëm që mund të bëni sot, është anulimi i atij procesi të turpshëm votimi, ku u miratuan ligje pa i njohur dhe u dhënë të drejtën kushtetuese deputetëve të opozitës”, tha Bardhi.
Deputeti i PD Ervin Salianji i ka kërkuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për të pranuar kërkesën për mocion me debat, teksa ka kërkuar që në seancë të jetë edhe kryeministri Edi Rama, për të cilin tha se ka bërë me turp Shqipërinë në të gjitha mediat ndërkombëtare.
“Ka përdorur të gjithë asetetet publike dhe paratë e korrupsioni për të korruptuar zyrtarin e FBI, nëse kryeministri ka frikë ne e kërkojmë për një aferë personale ju nuk mund të caktoni dot se cilët janë deputetët që bëjnë debat të gjithë deputet duhet të dalin të flasin është po ai kryeministër që thotë se avionin e ka pa lekë dhe ku mund të bëhet sikur ka një seancë normale, pranoni kërkesën për mocion me debat se nuk bëhet seanca pa qenë ai, kryeministri kërkohen për një afër personale se ka bërë me turp Shqipërinë në të gjitha mediat ndërkombëtare”, tha Salianji. a.b





