Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TURI I DËGJIMIT/ “Jam këtu të dëgjoj”, kandidati Belind Këlliçi, zgjedh një mënyrë të re komunikimi me të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës

23/01/2023
TURI I DËGJIMIT/ “Jam këtu të dëgjoj”, kandidati Belind Këlliçi, zgjedh një mënyrë të re komunikimi me të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Jam këtu të dëgjoj”, ky është slogani me të cilin kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi prezanton një mënyrë të re komunikimi me të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës.

Kandidati për kryebashkiak të Tiranës Belind Këlliçi zhvilloi një takim me të rinj e të reja, studentë dhe nxënës të Tiranës. Në vijim të turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”u identifikuan problematikat e ndryshme në territorin e Bashkisë Tiranë, si dhe gjenerimin e ideve për programin elektoral të kandidatit opozitar.

Turi i Dëgjimit synon të mediatizojë opinionet e banorëve të Tiranës dhe qëndrimet e tyre kritike ndaj performancës së Bashkisë, si kundërpeshë ndaj kontrollit mediatik dhe censurës që bashkia imponon prej 8 vjetësh nëpërmjet “kronikave të gatshme”.

Kësisoj, Këlliçi po i dedikon hapësirën e tij mediatike banorëve të Tiranës, që zëri i tyre të dëgjohet dhe realiteti i Tiranës të pasqyrohet objektivisht në mediat shqiptare.

Ky koncept që po zbatohet në fushatën e Belind Këlliçit shihet si domosdoshmëri, nisur nga fakti se Bashkia Tiranë kontrollon informacionin dhe vijon të ndikojë drejtpërdrejt politikat editoriale të shumicës dërrmuese të mediave në vend, të cilat e përdorin këtë institucion si burim të lajmit, ç’ka ka sjell deformimin e realitetit dhe anashkalimin e lirisë së shtypit.

Turi i Dëgjimit në Tiranë i jep mundësinë qytetarëve të jenë ata vetë burim informacioni dhe vlerësimi. Jo më larg se dje Këlliçi iu referua takimit të tij me të rinjtë si “Turi i Realitetit”, duke lënë të kuptohet se fushata e kundërshtarit të tij Veliaj dominohet nga propaganda dhe lajmet e rreme.

Në fushatat e kaluara kemi parë vazhdimisht abuzimin që bëhet me konceptin “dëgjesë publike”, ku
qytetarë dhe ekspertë ftohen të dëgjojnë kryebashkiakun, ndërkohë që duhet të jetë e kundërta. Këlliçi ka zgjedhur t’i japë zë dhe figurë shumicës së heshtur, për të inkurajuar qytetarët të shprehin lirshëm gjithçka që nuk janë lejuar ta bëjnë këto 8 vjet.

Përmbajtja e takimit me të rinjtë Në këtë takim të rinjtë patën mundësinë të flasin për Tiranën që shohin çdo ditë, për trotuaret e munguara në brendësi të lagjeve, për hapësirat publike që u lejuan të kthehen në kafene, për transportin urban joefikas, për insfrastrukturën urbane dhe arsimore që rrit nivelin e stresit, etj.

Në shumë raste shqetësimet ishin të përbashkëta, Karta jofunksionale e Studentit, vonesat e shpërblimit monetar për studentët ekselentë, korrupsioni në ndarjen në konvikte, pasiguria që shkakton mungesa e ndriçimit publik, infrastruktura rrugore e munguar në shumë njësi të Tiranës. Të rinjtë e Tiranës kërkojnë që bashkia e tyre të ofrojë zgjidhje për problemet e jo t’i mohojë ato. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

Biznesmeni Sota merret në pyetje nga BKH në SPAK, pa praninë e avokatit

15/04/2026
Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

15/04/2026
Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
Kapen 144 kg kokainë sërish në Maltë, një pjesë kishte destinacion Durrësin

DETAJET DHE EMRAT/ SPAK godet grupin kriminal, trafikuan 7000 kg kokainë, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

15/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

Biznesmeni Sota merret në pyetje nga BKH në SPAK, pa praninë e avokatit

15/04/2026
Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

15/04/2026
Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.