Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shehaj dhe Bylykbashi: Gjykata i ka të gjitha provat për t’i hequr mandatin ministres Olta Xhaçka

18/01/2023
Shehaj dhe Bylykbashi: Gjykata i ka të gjitha provat për t’i hequr mandatin ministres Olta Xhaçka
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i PD, Agron Shehaj u tha këtë pasdite gazetarëve se Gjykata Kushtetuese i ka të gjitha provat për t’i hequr mandatin ministres Olta Xhaçka.

Agron Shehaj: Është shumë e qartë, zonja Xhaçka ministre e Jashtme ka përfituar nga prona publike. E ka bërë këtë duke përdorur bashkëshortin dhe kunatën. Sot avokati i Xhaçkës, pranoi vetë që shtetasja e huaj që ka marrë statusin e investitorit strategjik për të fshehur bashkëshortin e Xhaçkës, është kunata e zonjës Xhaçka. Kështu që vendimi në gjykimin tonë është shumë i thjeshtë.

Ne besojmë se Gjykata Kushtetuese, ka krijuar një precedent, standard, atë që të heqë mandatin e deputetëve nëse këta përfitojnë nga prona publike. Jemi të bindur që ka vetëm një mundësi përballë këtij abuzimi dhe akti korruptiv, përndryshe do të ishte realisht një dëm shumë i madh për besueshmërinë e kësaj gjykate që me vendimin e saj do ta nxirrte të larë deputeten Xhaçka.

Pyetje: Ka një pretendim nga pala mbrojtëse dhe Kuvendit, që është tejkaluar afati 3 mujor për shqyrtimin?

Agron Shehaj: Nëse vendimi dhe nëse Gjykata do të jetë e drejtë, nuk ka asnjë arsye dhe i ka të gjitha provat për të marrë vendimin e duhur. Nëse ka një vendim tjetër që është marrë, ka justifikime, pretekste sa të duam dhe sa të duan për ta marrë atë vendim.

Pyetje: Fjalimi juaj i fundit në seancë ishte një lloj presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese:

Agron Shehaj: Në asnjë mënyrë nuk ishte presion, u kujdesa shumë që të mos mbaj një fjalim që të dukej si presion, por fakti është se ne jetojmë në një vend ku mungon drejtësia, ku njerëzit largohen se nuk ka drejtësi sepse mendojnë se njerëzit e pushtetshëm si Xhaçka janë mbi ligjin, të praprekshëm  dhe nuk ndëshkohen. Kurse qytetarët e thjeshtë ndëshkohen padrejtësisht dhe të vetmen alternativë që kanë është ajo që të largohen nga vendi.

Oerd Bylykbashi: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka një dispozitë shumë të qartë, nenin 70 pika 3 në mbrojtje të interesit publik. Askush, asnjë prej deputetëve nuk mundet që të ushtrojë një aktivitet fitimprurës me pasurinë e shtetit, apo të përfitojë nga pasuria e shtetit. Dhe sanksioni për këtë është humbja e mandatit të deputetit.

Gjykata Kushtetuese tashmë e ka vendosur standardin për përfitime më të vogla se kaq. Dy deputetë të Republikës së Shqipërisë në të shkuarën kanë humbur mandatin. E themi dhe njëherë, është i vetmi sanksion që ka Kushtetuta në raport me dispozitat e tjera, dhe është një sanksion dhe dispozitë e rrallë në kushtetutat e ndryshme. Dhe kjo nga kushtetutë bërësit është bërë në mënyrë të qëllimshme, për të parandaluar që deputetët apo pushtetmbajtësit të ushtrojnë pushtetin duke u pasuruar në dëm të interesit dhe pasurisë publike.

E thashë që precedenti është vendosur. Nëse sot do të bjerë ky precedent dhe qeveria me presionin që ka ushtruar deri në këto momente, do të arrijnë ta zhbëjnë këtë pikën 3 të nenit 70, të 140 bashkëshortët apo bashkëshortet e deputetëve, apo ministrave do të kenë mundësinë të ushtrojnë nëpërmjet kamuflimit, marrëveshjeve të simulimit, krijimit të kompanive fiktive dhe të ushtrojnë pushtetin në mënyrë të tillë, që të hyjnë të varfër në pushtet dhe të dalin të pasur. Kjo është e papranueshme dhe sot është sigurisht detyra, nderi dhe përgjegjësia e Gjykatës Kushtetuese të mbrojë interesin publik.

Ne këtu nuk kemi ardhë për një çështje të PD-së, jemi në mbrojtje të interesit publik dhe gardiani i fundit për këtë është Gjykata Kushtetuese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

Biznesmeni Sota merret në pyetje nga BKH në SPAK, pa praninë e avokatit

15/04/2026
Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

15/04/2026
Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
Kapen 144 kg kokainë sërish në Maltë, një pjesë kishte destinacion Durrësin

DETAJET DHE EMRAT/ SPAK godet grupin kriminal, trafikuan 7000 kg kokainë, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

15/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

Biznesmeni Sota merret në pyetje nga BKH në SPAK, pa praninë e avokatit

15/04/2026
Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

Berisha: Pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, baxhanaku i Ramës merr 75 milionë euro!

15/04/2026
Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.