Përfundon gjyqi në Gjykatën Kushtetuese për Olta Xhaçkën

Përfundon gjyqi në Gjykatën Kushtetuese për Olta Xhaçkën

51
0
Shares

Gjykatën Kushtetuese përfundoi sot seancën gjyqësore në lidhje me mandatin e ministres së Jashtme Olta Xhacka sipas kërkesës së PD për heqjen e mandatit pasi bashklëshorti i saj ka marrë statusin e investitorit dukenpërfituar nga pasuria publike.

Avokati i ministres Xhaçka tha gjatë seancës se vendimi i qeverisë nuk është për deputeten, por për një tjetër individ.

“Rezulton se deputetja nuk ka asnjë papajtueshmëri me mandatin e deputetit. Nuk ka asnjë përfitim nga fondet publike. Vendimi i Këshillit të Ministrave është për një individ tjetër dhe jo për deputeten Olta Xhaçka. Kërkesa nuk plotëson kriteret formale për t’u paraqitur në Gjykatën Kushtetuese. Na rezulton se kërkesa e deputetëve është paraqitur jashtë afateve ligjore”, u shpreh Genci Çifligu, avokat i Olta Xhaçkës.

Erind Merkuri, juristi i Kuvendit, kërkoi rrëzimin e kësaj kërkesa pasi sipas tij deputetja nuk ka kryer veprimtari të tjera, por i takojnë personave të tjerë.

“Deputetja nuk ka kryer veprimtari të tjera, por ia takojnë personave të tjerë. Nuk mund të përfshihet aktiviteti i familjarëve si veprimet e deputetit. Ndodhur në këto kushte kërkojmë rrëzimin e kërkesës”, u shpreh ai.

Ndërkaq Ghykata Kushtetuese pritet të japë vendimin në lidhje me çështjen brenda 30 ditëve.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY