“Sharra është minierë floriri e Ramës dhe Veliajt, bashkë kanë vjedhur 54 mln euro”, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha.
Argumentat:
Kompania e Ramës dhe Veliajt ka një kontratë për fushën e Sharrës. Aty thuhet se për çdo ton plehrash të depozituar në fushën e Sharrës, bashkitë do paguajnë 11 euro nëse ato nuk digjen dhe do paguajnë 29 euro në rast se ato digjen.
Prej gjashtë vitesh në fushën e Sharrës nuk është djegur asnjë kg pleh, bashkitë e Tiranës, qytetarët e Tiranës, paguajnë për çdo ton, jo 11, por 29 euro.
Çka do të thotë se 16 apo 17 euro, përfundojnë në kontot bankare të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Ja se si Sharra është minierë floriri e Ramës dhe Erion Veliajt. Hetimi, investigimi i publikuar dje, faktonte në mënyrën më të pakundërshtueshme se plehrat, mbetjet jo vetëm nuk seleksionoheshin sipas natyrës së tyre, por groposen si 20 vite më parë, pa asnjë veçim, pa asnjë seleksionim, pa asnjë djegie.
Rama dhe Veliaj kanë vjedhur 54 milionë euro.
Pra, të gjitha plehrat që qytetarët i veçojnë në kosha, bashkohen dhe groposen si 20 vite më parë. Ky është një mashtrim, një vjedhje e paimagjinueshme.
Berisha: SKAP-i i partisë është mbuluar nga plehrat e qeverisë
SKAP-i i partisë është mbuluar nga plehrat e qeverisë, nga djegësat e qeverisë.
Faktet e paraqitura dje, provonin katërcipërisht se Edi Rama ka mashtruar në çdo fjalë.
E vërteta është se çdo i ashtuquajtur OPGJ, apo BKH, apo SKAP-ist, mjafton të merrte një automjet dhe të shkonte në Sharrë të konstatonte se si Edi Rama dhe Erion Veliaj presin çdo ditë para dhe euro për kontot e tyre. Se si vjedhin ditën dhe natën. Se si qytetarët paguajnë për ta, jo 11 euro siç thotë kontrata, por me taksat e tyre paguajnë 29 euro, siç don Edi Rama dhe Erion Veliaj për kontot e tyre.
Berisha fton qytetarët: Të ngrihemi kundër kësaj organizate kriminale
Ky është një krim i shëmtuar, një vjedhje monstruoze. Kjo kërkon një përgjigje dhe këtë përgjigje mund ta japin vetëm qytetarët, kur SKAP-i është kthyer në SKAP vetëm kundër opozitës.
Qytetarë dhe qytetare, shpresa e vetme jeni ju, është zëri juaj, është revolucioni juaj.
Kjo qeveri po bllokon çdo mekanizëm të hetimit të saj dhe ka hapur dyert për vjedhjen tuaj ditën e natën.
Ju bëj thirrje të ngrihemi kundër kësaj organizate kriminale që nuk ndalet para asgjëje, që mbulohet nga ajo drejtësi, e cila është shndërruar e tëra në një bashkëpunëtore të rrezikshme në vjedhje e krim të qeverisë shqiptare.
Unë kam besim të madh se ftesës së opozitës, qytetarët do i përgjigjen me vendosmërinë më të madhe.
Shqipëria na fton t’i dalim zot! r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/