Presidenti Begaj përfshihet në debatin e qeverisë me ministrin britanik

Presidenti Begaj përfshihet në debatin e qeverisë me ministrin britanik

49
0
Shares

Në mënyrë të papritur Presidenti Bajram Begaj është përfshirë sot në debatin e sforcuar dhe për arsye elektorale që ka hapur Shqipëria zyrtare me qeverinë britanike.

“Sot, 555 vjet pas vdekjes së tij, në kohën e duhur për të njohur vlerat e këtij populli, të gjeneralizosh shqiptarët me të kundërtën e asaj çka historia e parë gjakftohtësisht e profesionalisht ka treguar, është mashtrim! Është keqdashje! Gjej rastin e këtij përkujtimi të Heroit Kombëtar për të shprehur bindjen se jeta dhe vepra e Gjergj Kastriotit duhet të na rikujtojë fuqishëm respektin e madh për veten. Ai është një nga emrat e ndritur të historisë europiane. Ne shqiptarët edhe sot 617 vjet pas lindjes së Kastriotit të shumë përmendur në shumë kronika e histori, duhet t’i kujtojmë disave historinë e vendit tonë dhe historinë e Europës”, u shpreh presidenti Bajram Begaj duke iu përgjigjur indirekt deklaratave të ministrit të emigracionit britanik, Robert Jenrick, për shqiptarët.

Nga Lezha ku bëri homazhe për 555-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, Begaj tha se duhet t’u kujtojë disave historinë e vendit tonë dhe të Europës.

Duke iu referuar deklaratave diskriminuese të emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, për të cilat pati edhe një notë verbale nga ministria jonë e Jashtme, Begaj tha se zyrtarët e lartë duan të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor, duke i rënë në qafë emrit të shqiptarëve.

“Gjergji Kastrioti ishte mbi të gjitha një shqiptar si të tjerë në mote e sot, që kanë në zemër dashurinë për këtë tokë, kanë besim në cilësitë e tyre dhe dinë të arrijnë suksesin për vete e për të tjerë. Këta shqiptarë janë në Shqipëri e kudo në botë edhe atje ku zyrtarë të lartë duan të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor, duke i rënë në qafë emrit të shqiptarëve”.

Një ditë më parë ministria e Jashtme shqiptare i dorëzoi një notë verbale proteste ambasadorit britanik në Tiranë në lidhje me deklaratat e ministrit britanik për Emigracionin. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY