Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PANORAMA/ Ndarje në grupin e deputetëve të Alibeaj-Bardhi, Alibeaj thotë se do lë kryesinë e grupit

23/12/2022
Alibeaj rendit pretendimet, deklarata e plotë e kryetarit të komanduar të PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Grupi i deputetëve demokrat që drejtohen nga Enkelejd Alibeaj nuk arritën deri në fund që të gjenin kandidatin e tyre të përbashkët për Avokatin e Popullit.

Për shkak të ndasisë së tyre mes dy kandidateve, Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkajt, zgjedhja e Avokatit të Popullit është shtyrë deri më tani. Por, edhe në fund të vitit, demokratët nuk arritën t’i imponoheshin deputetëve të mazhorancës, të cilët në traditë ia kanë lënë zgjedhjen e Ombudusmanit opozitës.

Gazeta “Panorama” mësoi se ditën e mërkurë, Enkelejd Alibeaj, thirri në një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit deputetët për të diskutuar në lidhje me rendin e ditës ku ishte edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Burimet bënë me dije se Enkelejd Alibeaj, i ka pohuar atyre se Partia Socialiste nuk mbështet kandidaturën e Ledio Brahos, por vetëm Dorian Gjomarkajn. Paralajmërimi i tij ka revoltuar deputetët e PD-së që ishin aty.

Kujtojmë që rreth dy muaj më parë, Grupi i demokrateve që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj zhvilloi një votim të brendshëm për të zgjedhur kandidatin që do mbështesnin në Parlament mes Ledio Barhos dhe Dorian Gjomarkajt.

Nga ky votim rezultoi se Braho pati një avantazh të konsiderueshme në mbështetjen e deputetëve. Megjithatë, Enkelejd Alibeaj ka nguruar që ta çonte në Parlament për votim vetëm Ledio Brahon, por donte dy emrat pasi Gjomarkaj gëzonte edhe mbështetjen e tij.

Në këtë kontekst, ditën e mërkurë mbi 10 deputetë të PD-së me ne krye Gazment Bardhin shprehën rezervën e tyre për zgjedhjen e Gjomarkajt, duke iu imponuar PS-së dhe Alibeajt. Ndaj, ata tërhoqën firmat nga mbështetja e Gjomarkat, duke bërë që ky i fundit të mos plotësonte kriteret ligjore që të ishte kandidat në Parlament. Kjo lëvizje e deputetëve demokratë mësohet nga burimet se ka shkaktuar revoltë tek Alibeaj dhe ky i fundit duke iu drejtur Bardhit ka paralajmëroi se do të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të Grupit. Sipas burimeve, nga mbledhja e deputetëve në Kryesinë e Kuvendit mësohet se Alibeaj është shprehur

“Duhet të gjeni një person tjetër për kryetar të Grupit të PD-së”. Por, duket se Alibeaj ka ndryshuar mëndje më pas dhe deri më tani nuk e ka ndërmarrë një akt të tillë. Sakaq mes përplasjes për emrin e Ledio Brahos dhe Dorian Gjomarkajt do të fitojë Erinda Ballanca, e cila pritet të vijojë të qëndrojë në detyrë derisa opozita të unifikohet për një emër që do gëzojë edhe mbështetjen e PS-së. panorama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

18/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.