Berisha zhvilloi një takim me fituesit e Primareve, anëtarësia e PS nuk...

Berisha zhvilloi një takim me fituesit e Primareve, anëtarësia e PS nuk ka më asnjë zë te qeveritarët e saj

28
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me fituesit e Primareve për zgjedhjet e 14 majit. Ju keni transformuar, ridimensionuar pluralitetin në PD, por edhe në Shqipëri në tërësi, tha Berisha gjatë takimit.

Deklarata:

Për këtë sallë, për këtë seli, për PD-në, kjo është një ngjarje shumë e veçantë.
Kurrë ndonjëherë më parë, këtu nuk janë ulur kandidatë për qytetarë të parë të bashkive të vendit, një trupë që ka marrë votat nga anëtarësia dhe simpatizantët e PD-së, më shumë se të gjithë institucionet e tjera të kësaj partie në të gjithë ekzistencën e saj.

Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne, është një zhvillim jashtëzakonisht i vyer, i çmuar, në rrugën tonë të konsolidimit të vlerave dhe demokracisë.
Ju keni dalë nga një garë, keni konkurruar me bashkëluftëtarët tuaj, keni dëshmuar në tërësi civilitet, integritet, transparencë dhe me garën që keni bërë, keni transformuar, ridimensionuar pluralitetin në gjirin e PD-së, por edhe në Shqipëri në tërësi.

Berisha: Anëtarësia e PS nuk ka më asnjë zë te qeveritarët e saj

Ky është modeli më demokratik për një forcë politike dhe për një vend.
Ky model nuk zbatohet në shumë forca politike, por ata që e kanë zbatuar, kanë vendosur standardet më të larta të demokracisë dhe përfaqësimit në partitë e tyre.

Ndaj dhe ne jemi shumë krenarë me ju, me të gjithë ata që morën pjesë në garë, me të gjithë drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët që kompletuan këtë proces.
Ne dëshmuam para shqiptarëve përkushtimin e plotë për dinjitetin e tyre, për votën e tyre, për vullnetin e lirë.
Nëse hidhet sytë në krahun tjetër, që mediat po e quajnë rëndom shpella, aty gëlon ryshfeti, gëlon peng marrja, aty përcaktojnë droga, krimi dhe bandat.

Anëtarësia e PS nuk ka asnjë thënie, asnjë zë te qeveritarët e saj. Ata nuk përfaqësojnë më anëtarësinë, ata përfaqësojnë vetëm sektin e rilindjes, që është një sekt fund e krye antishqiptar.
Një sekt, një përzierje e klaneve të drogës, klaneve të krimit, e aferave të mëdha korruptive kombëtare dhe ndërkombëtare.
E vërteta është se sot çdo shqiptar i pa parti, por edhe çdo socialist i ndershëm, si ai që thotë se nuk u besova veshëve që është hequr vota për zgjedhjet e kryetarëve të degëve.

Çdo socialist që e konsideron dinjitetin, dinjitet, përfaqësimin, përfaqësim është shumë herë më afër jush. Shumë herë më afër secilit prej jush, sesa me kandidatët e socialistëve. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY