Nën/kryetari i PD, Oerd Bylykbashi pati një takim në Berlin me deputetin dhe anëtarin e kryesisë së grupit parlamentar të CDU z. Olav Gutting.
Detajet:
Një takim dhe shkëmbim shumë i frytshëm si nënkryetar i PD, me deputetin dhe anëtarin e kryesisë së grupit parlamentar të CDU z. Olav Gutting, në Bundestag, Berlin
E informova për situatën e rënduar në Shqipëri ku pluralizmi dhe demokracia janë nën agresion të hapur nga Kryeministri Rama. Z. Gutting, që ishte në dijeni të sulmit mbi Kryetarin e PD, dëgjoi me interes mbi zhillimet në PD ku vota e antarësisë dhe pëfaqësuesit e zgjedhur prej saj përcaktojnë tashmë drejtimin e veprimit politik të opozitës. Z. Gutting ndoqi me shqetësim përpjekjet e Edi Ramës për të penguar me proçedura gjyqësore PD-në për t’u regjistruar në zgjedhje dhe prishjen e tyre nëpërmjet përdorimit të shtetit, presionit dhe shitblerjes së votës, pengimin e veprimtarisë së PD në parlament dhe si parti politike me qëllim zhbërjen e PD dhe pluralizmit. E sigurova se asnjë faktor nuk mund ta pengojë më PD-në në betejën e saj të fortë opozitare për rrëzimin e regjimit hibrid të Ramës. Stabiliteti demokratik dhe jo ai autokratik i Ramës janë zgjidhja.
Zhbërja e demokracisë, keqqeverisja, korrupsioni qeveritar, hapësira e mbrojtur që qeveria i jep krimit të organizuar, janë probleme akute dhe ndamë qëndrimin e përbashkët se zgjedhjet e lira dhe demokratike, shpejtimi dhe forcimi i integrimit të Shqipërisë në BE janë kurë për këto probleme të rënda.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/