Hapen portat e Shkopetit, përmbytet Lezha, qindra ha nën ujë

Hapen portat e Shkopetit, përmbytet Lezha, qindra ha nën ujë

65
0
Shares

Në qarkun e Lezhës vërshimet e ujit kanë sjellë përmbytje të disa bizneseve që opererojnë në zonë për shkak se autoritetet kanë hapur portat e hidrocentralit të Shkopetit, situata kjo që ka sjellë prezencë të shtuar uji në disa biznese në Luginën e Patokut.

Aktualisht në të gjithë qarkun raportohen 620 hektarë tokë në ujë.

Njoftimi i autoriteteve: 

Ne qarkun Lezhe kane rene rreth 65 mm reshje ,kuota lumit Drin 1.6 m nga +2.0 m kuota kritike, ka siperfaqe te permbytura ne zonen Zadrime rreth 120 ha .Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.4m ka rreth 350 ha te permbytura. .Hidrovori  Tale punon ne kuoten -1.1 m ka rreth 50 ha te permbytura ne keneten Tresh-Spiten.

Hidrovori   Droje – 0.20 m, Hidrovori Shllinza – 0,70 m. . Në fushë e Gjonëmit (ish këneta) kemi rreth 100 ha toka të përbytura

Paraqiten probleme ne Alk, Nj/A/F.Kuqe, si pasoje e rritjes se prurjeve ne Lumin Mat. Strukturat MC së bashkisë Kurbin po ndjekin situaten ne terren.

Nga ana drejtorit të HC Ulëz e Shkopet njoftohehi që në ora 08:00 është hapur porta e shkarkimit dhe shkarkimet janë 600 m³/s. Nga ana e Kryetares së bashkisë Kurbin raportohet shqetësim hapja e portave  te shkarkimit kemi problem në prezencë ujë në bizneset e që janë në Lagunën ë Patokut.

Ka kuota te larta lumi Mat, pas njoftim per leshim uji nga hidrocentralet. Si Qark me raportimet aktuale kemi rreth 620 ha toke të përbytur. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY