Si ndodhi ngjarja e rëndë në Gramsh, kush u plagos dhe autori

Si ndodhi ngjarja e rëndë në Gramsh, kush u plagos dhe autori

166
0
Shares

Përleshje me thikë në Gramsh ndërsa është plahosur rëndë 36-vjeçari Andi Dragoti 37 vjeç banues ne fshatin Nartë.

Për shkak të plagëve të marra është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës Tiranë.

Autori i dyshuar për ngjarjen është Feta Bezati, 28 vjeç i cili është arrestuar.

Detajet e policisë:

Më datë 15.12.2022, në Gramsh, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi F. B., 28 vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gramsh, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e autorit. Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Grmash kanë shoqëruar në Komisariat dhe kanë arrestuar autorin e plagosjes, shtetasin F. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY