Kryeministri Edi Rama lëshon ‘lejen’ për anëtarët e KLP

Kryeministri Edi Rama lëshon ‘lejen’ për anëtarët e KLP

49
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar ‘lejen’ për anëtarët e KLP që të zgjedhin kë të duan në krye të SPAK, përmes një psotimi në Twitter si dhe në përgjigje të një deklarate tjetër të ambasadores amerikane në Tiranë që flet për ndërhyrje dhe presion në procesin e zgjedhjes së kreut të SPAK.

“Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!

Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, shkruan Rama në rrjete sociale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY