“Edi Rama është frymëzuesi i korrupsionit, ja faktet”

“Edi Rama është frymëzuesi i korrupsionit, ja faktet”

31
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është frymëzues i sistemit korruptiv. Doganieri që merr para është vëllai i Dritan Palnikajt, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, shef i shërbimit të burgjeve dhe aktualisht këshilltar i kryeministrit Rama, tha sekretarja e PD për Marrëdhëniet me Publikun, Jola Hysaj.

Deklarata:

Qindra kamera ka në portin e Durrësit për të monitoruar çdo lëvizje, çdo hyrje-dalje, por me sa duket, ato nuk kapin dot lekët që ndërrojnë duart nga tregtarët te doganierët bedelë të Belindës dhe Edit.

Thonë se gjendja do të ndryshojë sapo qeveria të instalojë satelitët Albania 1 dhe 2, dhe pas kësaj hajdutët nuk do gjejë vrimë ku të futen.

Deri atëherë duroni dhe shihni këto pamje.

Shihni se si doganierët e portit të Durrësit, si të jenë faturino autobusi, që japin bileta e marrin 30 lek, haptas fare, bëjnë dialogje korrupsioni, marrin para nën dorë dhe u ofrojnë siguri kontrabandistëve.

Të gjitha në kurriz të arkës së shtetit dhe taksapaguesve.

Bëhet fjalë për shefa të doganës apo doganierë të thjeshtë.

Bëhet fjalë për njerëz që kanë gjetur punë pas kontributit si patronazhistë në vjedhjen e zgjedhjeve, apo të tjerë që janë të afërt të funksionarëve të lartë me shërbim pranë Edi Ramës.

I tillë është rasti i Skerdilajd Palnikajt, doganierit që del në këto pamje duke marrë ryshfet që është i vëllai i Dritan Palnikajt. Ky i fundit ka mbajtur disa poste të larta në qeverinë Rama, nga sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Brendshme, shef i shërbimit të burgjeve dhe aktualisht këshilltar i kryeministrit.

Pra, është pjesë e oborrit të vogël të Ramës.

Ne dimë se përgjegjësia është individuale, por duam të theksojmë fort faktin se kolektive është prirja e administratës së Ramës për të vjedhur. Kolektive është leja që arka e shtetit të plaçkitet nga bracat e pushtetit, dhe këto lekë të vjedhura shqiptarëve të përdoren në zgjedhjet e radhës. Kolektiv është vendimi që Shqipëria nuk ka rëndësi, sa kohë që partia dhe pushteti i dalë nga thesi i vjedhjeve janë mirë.

Sigurisht, frymëzuesi i kësaj etheje është një individ dhe ai është fajtori i madh. Quhet Edi Rama dhe bën si artist, por të vetmin art ka rrënimin e shtetit.

Me portin e vjetër apo të ri, skema e tij e vjedhjes është permanente. Ky është sistemi që ai ka ngritur, pasi deklaroi kur ishte në opozitë se fajin e ka sistemi.

Në rastin e tij është dy herë fajtor.

Sepse është individi frymëzues i sistemit, që më pas kthehet vetë në sistem.

Ashtu si Enver Hoxha, që ishte të dyja këto gjëra bashkë, ai është një rrezik për Shqipërinë.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY