Gazetari investigativ Artan Hoxha tha sot në një emision televiziv në mcn tv se ambasada amerikane preferon kandidatin Altin Dumani, ndërsa qeveria preferon Edvin Kondilin.
“Zoti Altin Dumani, ka qenë i preferuari i ambasadës amerikane edhe kur u zgjodh Kraja. Zoti Dumani drejton një nga dy sektorët e SPAK. Ka sektorin kundër krimit të organizuar që e drejton zoti Dumani. Të tre emrat janë profesionistë, i njoh të tre.
Nga informacioni që kam, lobimi që bëhet është që zoti Dumani, që ka dhënë prova, ata mendojnë se zoti Dumani është kandidat që plotëson kushtet.
Ndërsa, nga qeveria është lobuar për zotin Kondili. Për këto arsye, kam përshtypjen që në fund do të zgjidhet zoti Xholi (kandidati i tretë)”, deklaroi Hoxha në emisionin ‘Të paekspozuarit’.
Hoxha u ndal gjithashtu te deklaratat e Yuri Kim, që indirekt tha se ka ndërhyrje në procesin e zgjedhjes së kreut të SPAK.
“Në të gjithë rastet që ka ndërhyrë ambasada amerikane, sidomos për drejtësinë, gjithmonë kanë ndërhyrë sepse kanë patur informacion dhe shqetësim që mbi SPAK po ushtrohet presion. E keni parë gjatë muajve të fundit, sa takime ka bërë Kim në SPAK me prokurorët. Ajo ka vajtur edhe për gjëra minimale, për të dhënë mesazhe, që te kjo çështje jemi ne. Ajo e ka bërë ashiqare, jo me diplomaci. Ajo ka përçuar një linjë që i është kërkuar. a.b




