Sera e kanabisit në Berat
Kreu i PD, Sali Berisha lexon mesazhin i cili denoncon drogen e kapur ne Fier dhe serën me kanabis në Berat ndërsa shpjegon arsyet sipas tij se pse drejtori i policisë së Beratit nuk u shkarkua.

Fjala e Berishës:
Nuk ka moral këtu. Ku është kjo. Ke shkuar për të takuar Viktorin në burg apo jo. Thuaja pak shqiptarëve, çfarë lidhje ke me 5 tonët e drogës që erdhën në çervenakë.
Ku e keni atë çuçin e familjes. A e dini e kujt ishte sera e Beratit, ua them unë.
Berisha lexon mesazhin:
“Mirëmbrëma doktor, me datën 11 nëntor në Berat është goditur një serë e kultivimit të kanabisit dhe janë sekuestruar mbi 2 ton kanabis dhe sasi e tërë e bërë gati për mbjellje. U përjashtuan e gjithë policia gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Beratit, vetëm drejtori i policisë Edmond Targaj u kalua në Akademinë e Policisë. Nga informacion 100% i sigurtë doktor, drejtori i Beratit ishte drejtues dhe menaxher i aktivitetit kriminal.
Por në këtë situatë Edmond Targaj shkoi tek ministri i familjes Çuçi dhe i tregoi se unë nuk kam bërë gjë tjetër se vetëm kam zbatuar porosinë e bosit të drogës në ministri, Aranit Arapi, i cili më ka folur në emër tuaj dhe i tregoi komunikimin me sms. I tregoi komunikimin me sms, në të cilën Arapi i thoshte se ministri kërkon që ajo sera të mos preket.
Dhe ky, pas kësaj bisede anuloi menjëherë e Targës nga Policia e Shtetit”. a.b




