Kushtetuesja prek legjitimitetin e votimeve në zgjedhjet e prillit 2021

Kushtetuesja prek legjitimitetin e votimeve në zgjedhjet e prillit 2021

43
0
Shares

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e bërë nga një organizatë e emigrantëve shqiptarë duke kërkuar që Parlamenti shqiptat brenda një viti të bëjë gati hapësirën ligjore që të votojnë emigrantët.

Në zgjedhjet e 25 prillit, shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit iu është cenuar e drejta kushtetuese e votës.

Ky është vendimi që ka shpallur Gjykata Kushtetuese pas padisë që ngriti organizata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, e cila ankimonte vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që më datë 19 prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, vendosi karantinimin e të gjithë personave që vinin nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, duke iu pamundësuar kështu ardhjen në Shqipëri.

Për të shmangur përsëritjen e një vendimi të tillë, Gjykata detyron Kuvendin që të bëjë ndryshimet e nevojshme në legjislacion në mënyrë që t’u mundësohet e drejta e votës shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY