Berisha: Ja pse unë akuzoj direkt Edi Ramën si autor ose porositës...

Berisha: Ja pse unë akuzoj direkt Edi Ramën si autor ose porositës të këtij skenari

73
0
Shares

Berisha: Ja pse unë akuzoj direkt Edi Ramën si autor ose porositës të këtij skenari

Argumentat:

Unë e kam falur kamikazin pa eksploziv të Edi Ramës, Gerti Shehun.
Por debatet e shumta, lidhur me ngjarjen, më detyrojnë të jem sot këtu para jush për këtë çështje.
Për të sqaruar opinionin se pse unë akuzoj direkt Edi Ramën si autor ose porositës të këtij skenari.

Nuk e akuzoj Edi Ramën për motive dhe shkaqe politike. Jo. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se çdo njeri që gabon, që akuzat e mia kanë këtë qëllim, mashtron veten dhe asgjë më shumë.
Nuk e akuzoj aspak për faktin se policia nuk mrojti protestën.
Unë e akuzoj Edi Ramën sepse Gerti Shehu është informator i policisë kriminale me emër, mbiemër dhe kod, dhe është përdorur nga Ardi Veliu.

Ky informator është përdorur në dokumentet zyrtare për çmontimin e rrjeteve të drogës dhe si vesh për xhematin e xhamisë.
Përhapja me shpejtësi e variantit të sëmurë psikik, dëshmon se Gerti Shehu është nën mbrojtjen totale të Edi Ramës, që ka porositur krimin e tij.

Unë e akuzoj Edi Ramën sepse për pacientin e Edi Ramës dhe klientin e Ardi Veliut, nuk ekziston asnjë dokument zyrtar që të faktojë se është i sëmurë i papërgjegjshëm.
Përkundrazi ekziston vendim gjykate që e shpall ligjërisht plotësisht të përgjegjshëm dhe e dënon për goditjen e një personi tjetër.

Çfarë e shtyn Edi Ramën të shpallë Gerti Shehun nga kriminel, në të sëmurë psikik, kjo merret me mend.

I sëmuri i Edi Ramës dhe klienti dhe gjitoni i Ardi Veliut është aq i sëmurë, sa ka rinovuar patentën, që nuk u lëshohet kurrë atyre me probleme mendore.
I sëmuri i Edi Ramës, klienti dhe gjitoni i Ardi Veliut, është aq i sëmurë, sa ka marrë kredi në banka, akt që nuk ndodh kurrë për një të sëmurë psikik.

Berisha: Rama kurrë nuk feston një sukses pa një agresion verbal apo tjetër ndaj kundërshtarit

Le t’i referohemi ngjarjes. Ju dhe çdo qytetar mund të thotë se i vetmi njeri që nuk ishte i interesuar për ngjarjen, ishte Edi Rama. Por ky gjykim vlen vetëm për njerëzit që mund të kontrollojnë urrejtjen e tyre.
Por jo për Edi Ramën, që kurrë nuk feston një sukses pa një agresion verbal apo tjetër ndaj kundërshtarit.
Çdo sukses ai e paraqet me moton: plastë armiku.
Këtë konstatim e kam shprehur me dhjetëra raste në parlament dhe studio televizive. Ai është unik në universin e njerëzve dhe personazheve që kam lexuar ndonjëherë.
Po për këtë motiv dhe asnjë tjetër, Edi Rama festoi samitin e liderëve të BE me një akt antiligjor, atë të hedhjes në erë të resortit Prestige, të Irfan Hysenbelliut, të konstatuar armik prej tij.
Një akt të tillë nuk e bën kurrë një njeri që kontrollon urrejtjen e tij. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY