Vokshi fiton gjyqin me ministren Kushi, kërkohet dorëheqja e ministres

Vokshi fiton gjyqin me ministren Kushi, kërkohet dorëheqja e ministres

94
0
Shares

Gjykata Speciale shpalli të pafajshme sot deputeten Albana Vokshi pas padisë së minostres së Arsimit, Evis Kushi.

“Gjykata më dha të drejtë, më shpalli të pafajshme, duke rrëzuar kështu padinë e Evis Kushit.

Ky është sinjali i parë i mirë që vjen nga drejtësia. Shpresoj shumë që të mos jetë një rast i izoluar. Ka ardhur koha që drejtësia, gjykatësit dhe prokurorët të përballen me shantazhet, me dhunën që ushtron pushteti”, tha Vokshi pas përfundimit të gjyqit.

Në vijim ajo tha se shkatërrimi i arsimit është një nga krimet më të mëdhaja të qeverisë të Rama. Punësimi i militantëve, punësimi i patronazhistëve, dhunimi, shantazhimi, nënçmimi, presioni i përditshëm që i bëhet mësuesve, ka sjellë që shumë të rinj, ka sjellë që shumë prindër të mos besojnë më në arsimin shqiptar. Përgjegjës për këtë janë Edi Rama dhe Evis Kushi.

Meqënëse nuk pres asnjë vendimarrje nga ana e Edi Ramës, unë sot i kërkoj Evis Kushit, edhe pas këtij vendimi të gjykatës të dorëhiqet menjëherë, pasi ajo është një nga shkaktaret kryesore të degradimit të arsimit.

Shifrat e largimit të studentëve dhe të nxënësve nga arsimi parauniversitar dhe ai universitar, janë tronditëse. Ju i keni parë pamjet,sesi të rinj, nxënës, fëmijë largohen kohët e fundit edhe me gomone. Largohen për të mos u kthyer më në atdheun e tyre.

Pra, pse? Spese një nga arsyet është sepse nuk i besojnë pra arsimit. Arsimi i pabarabartë. Arsimi cilësor i ço ata drejt vendeve të tjera. Për këtë fajtorë kryesorë bëj Edi Ramën dhe Evis Kushin. E vis Kushi të  japë menjëherë dorëheqjen sot, edhe menjëherë edhe pas këtij vendimi të gjykatës, përfundoi Vokshi. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY