Gert Shehu sot në gjykatën e Tiranës, nuk ka shfaqur pendim

Gert Shehu sot në gjykatën e Tiranës, nuk ka shfaqur pendim

43
0
Shares

Sot gjykata e Tiranës shqyrton masën e sigurisë ndaj Gerti Shehut, personit që goditi me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha.

Prokurori Dritan Nushi pritet të kërkojë për të riun masën e sigurisë “arest me burg”. Gkyqtari i çështjes është Besnik Hoxha.

31-vjeçari pritet të jetë i pranishëm në seancën e sotme, pasi për të është kërkuar shoqërimi, por do jenë mjekët që do përcaktojnë nëse i riu do transportohet në gjykatë, apo seanca ndaj tij do zhvillohet në spitalin e Traumës.

Para hetueseve 31-vjeçari ka dhënë dëshmi kontradiktore, ku ndër të tjera është shprehur se e goditi Berishën për shkak se kishte inat personal me të ndërsa nuk ka shfaqur shenja pendese për veprimin që kreu.

Nuk dihet nëse prokurori do të ketë të administruara edhe rezultatet e testit të drogës për të riun, analiza të cilat janë kërkuar te kryhen nga akuza. Gjithashtu, është kërkuar edhe vlerësimi psikologjik për të, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Të gjitha këto fakte do vlersohen nga gjykata ku do merret edhe një vendim për të riun.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY