Hakerat iranianë publikojnë patentat shqiptare bashkë me të dhënat personale

Hakerat iranianë publikojnë patentat shqiptare bashkë me të dhënat personale

83
0
Shares

Hakerat iranianë publikuan një listë me të dhënat e patentave të shtetasve shqiptarë pqk muajbpasi u publikua nga vetë shqiptarët lista e targave të makinave dhe pronarëve të tyre.

Publikimi u bë në rrjetin social, Telegram ndërsa në listë shfaqen ndër të tjera emrat, mbiemrat, vitet e lindjes, adresat si dhe targat e automjeteve të shqiptarëve.

Hakerat iranianë kanë formuluar një pyetje politike duke thënë se a është më e rëndësishme siguria e shqiptarëve apo ajo e terroristëve, duke aluduar për anëtarët e MEK që janë strehuar në vendin tonë.

Më herët, hakerat iranianë publikuan të dhënat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Po ashtu faqja Homland justice, publikoi dhe të dhënat të nëndrejtorit të ri të SHISH Oljan Kanushi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY