“Militantizimi, patronazhimi, korrupsioni, babëzia e kanë çuar arsimin në rrezik”

“Militantizimi, patronazhimi, korrupsioni, babëzia e kanë çuar arsimin në rrezik”

29
0
Shares

Militantizimi, patronazhimi, korrupsioni, babëzia e kanë çuar arsimin në rrezik. Më 6 dhjetor shqiptarët protestojnë sepse duan arsimin dhe Europën, deklaroi deputetja e PD, Albana Vokshi pas seancës gjyqsore me Ministren Kushi.

Deklarata

Për fat të keq, nuk u vendos asgjë pavarësisht pritsmërisë që unë kisha që sot të merrej një vendim përsa i përket një procesi gjyqësor krejtësisht të stisur nga ana e ministers Kushi. Siç e shikoni unë përsëri në respekt të kësaj gjykate të nderuar, në respekt të kohës, por edhe të investimit të kësaj gjykate për këtë çështje të stisur nga ana e ministres Kushi, e cila pretendon se është prekur në nderin dhe dinjitetin e saj, po refuzon që të paraqitet tnë gjykatë për të paraqitur prova për të kundërshtuar denoncimin që unë kam bërë.

Në një kërkesë të paprecedentë, prokuroria kërkoi kohë, kërkoi të studjonte dosjet, apo faktet, apo të merrte konkluzionet ndërkohë që këto janë vënë në dispozicion.

E theksoj që është kërkesë e paprecedentë nga ana e prokurorisë, e cila po tenton që ta bëjë si një kalvar të pafund dhe të mos jepet vendimi nga ana e gjykatës.

Nëse do të kishte një pikë dinjiteti, ministrja Kushi, për atë çka i ka bërë arsimit sot në Shqipëri, do kishte dhënë dorëheqjen prej kohësh. E nëse ajo nuk ka asnjë pikë dinjiteti për t’u tërhequr, kryeministri duhet ta kishte shkarkuar prej këtij skandali, por edhe skandle të tjera duke e çuar arsimin në ditën e tij më të keqe.

Janë militantizimi, patronazhimi, korrupsioni, babëzia të cilat e kanë çuar arsimin në rrezik. Arsimi sot është në gjendje kome, ndaj gjithësecili prej nesh duhet të jetë në mbrojtje të fëmijëve, në mbrojte të nxënësve, në mbrojtje të prindërve, në mbrojtje të mësuesëve të cilët janë të shantazhuar, të kërcënuar nga patronazhistët dhe militantët e PS.

Nuk është gjyqi i parë, janë edhe 5 çështje të tjera që unë kam me Edi Ramën, Taulant Ballën, me Erion Veliajn. Po mundohen të përdorin gjykatën si një mjet për të stisur gjyqe politike si mjet për të më mbyllur gojën mua, për t’i mbyllur gojën kolegëve të mi, për t’i mbyllur gojën opozitës.

Por sigurisht, ashtu siç është bërë edhe e qartë prej meje dhe prej kolegëve të mi: opozita nuk do heshtë. Do të jemi çdo ditë në mbrjtje të fëmijëve, mësuesvëve, arsmimit që ëshët në rrezik, shëndetësisë që është në rrezik, në mbrojtje të çdo sektori që është në rrezik.

Data 6 dhjetor është një ditë e mirë ku të gjithë të bëhemi bashkë.

Të bëhen bashkë edhe të rinjtë, edhe prindërit, edhe mësuesit për t’i treguar gjithë Europës që shqiptarët duan arsimin, e duan Europën, i duan duan vlerat europiane dhe do vazhdojnë të luftojnë për t’i arritur ato. Pra, data 6 dhjetor është një datë e mirë për të reaguar dhe për t’i thënë gjithë liderave të Europës që ne shqiptarët edhe pas 30 viteve vazhdojmë ta duam Shqipërinë si gjithë Europa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY