Kryeministri Edi Rama vijon të reagojë ndaj sulmeve të opozitës në lidhje me portin e Durrësit.
”Numri i maskaragjozllëqeve që po thuhen për projektin madhor të Portit Turistik të Durrësit, si edhe hapësira e paanë mediatike në dispozicion të të paudhëve që po e luftojnë projektin si djalli temjanin, janë pasqyra e ligësisë që e ndjek këtë vend si mallkim qysh në vitin 1912!”, shkruan Rama në rrjete sociale.
Bie në sy fakti se Rama reagon në lidhje me disa akuza duke i heshtur disa të tjera siç janë klientelizmi përmes investimeve strategjike, vjedhja me vendime qeverie dhe pastaj parlamenti me PPP, vijimi i pagesave për inceneratorët kur ka dhjetra arsye për ti bllokuar ato financime përmes padive që duhej të ishte bërë që në 2019. a.b
Numri i maskaragjozllëqeve që po thuhen për projektin madhor të Portit Turistik të Durrësit, si edhe hapësira e paanë mediatike në dispozicion të të paudhëve që po e luftojnë projektin si djalli temjanin, janë pasqyra e ligësisë që e ndjek këtë vend si mallkim qysh në vitin 1912!
— Edi Rama (@ediramaal) November 16, 2022
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/