Incidenti në Parlament, Paloka dhe Leskaj marrin para Ramën. Çfarë ndodhi kur...

Incidenti në Parlament, Paloka dhe Leskaj marrin para Ramën. Çfarë ndodhi kur u fik regjia. Rrëfimi sipas Ramës dhe Palokës

80
0
Shares

Një incident ndodhi sot në Parlament ndërsa deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj u përfshinë në një konflikt verbal me kryeministrin Rama. Në çast regjia ka mbyllur transmetimin e drejtëpërdrejtë. Por është mësuar se ndërkohë që kishte terr transmetimi, deputetët Leskaj dhe Paloka kanë shkënbyer fjalë të ashpra me kryeministrin. Fjalët kanë qënë të fundit dhe vetë Rama ka mbetur i mpirë derisa i ka quajtur të dy të dehur.

Rojet e sigurisë janë futur menjëherë në sallë dhe kanë rrethuar kryeministrin. Por kjo nuk e ka penguar Palokën të afrohet te Rama duke i shpjeguar disa gjera në mënyrën e tij.

Në një postim në rrjete sociale më pas Rama akuzon Edi Palokën dhe Bujar Leskajn se ishin të dehur në kuvend dhe përdorën një fjalor jo etik.

“Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit!Tre parti bedelësh pa atdhe,pa din e as iman, me tre të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë”, shprehet Rama.

Ditën e sotme Kuvendi miratoi në parim buxhetin për vitin 2023 me 76 vota pro, 41 kundër dhe asnjë abstenim.

Më pas deputeti Edi Paloka ka shpjeguar incidentin duke theksuar se Rama vjen në Parlament i droguar.

Postimi i Palokës:

E verteta e asaj qe ndodhi sot ne seance .

Me qe , sic e kane zakon qe nga koha e baballareve dhe metodave te dizinformimit te Sigurimit te Shtetit, Rama dhe zarbot e tij , sajuan sot per mua dhe kolegun Leskaj, nje histori me “te dehur” qe leshojne fyerje pa dogane ne Parlament , po sqaroj qe :

-Po, pas nje tjeter provokimi sot te Rames ndaj deputeteve te opozites, nderkohe qe seanca ishte nderprere, une dhe deputeti Leskaj thjeshte i kthyem atij pergjigjen qe meritonte dhe ashtu si e meritonte.
Nuk jemi marre me askend tjeter pervecse me nje palaço qe fatkeqesisht sot eshte kryeminister dhe mendon se mund te sillet me shqiptaret, perfshi deputetet e opozites, sikur te jene skllever te tij.

Kete pergjigje do ta marre edhe me te qarte nga gjithe ata shqiptare qe ju ka ardhur ne maje te hundes jo vetem me te zezat e ketij kryeministri por dhe me arrogancen e poshtrimin qe ju ben cdo dite.
Sa per ate justifikimin qesharak se ne paskemi qene “te dehur” kur kemi fyer Ramen , mund te bejme teste te dyja palet . Po Rames do i duhet te bej testin e droges se e di kushdo qe e njeh se nuk hyn ne asnje seance te rendesishme parlamentare pa i thithur ca viza kokaine…

Dje e ndoqen te gjithe se si ai fyeu deputetet e opozites qe ishin ne salle , praktikisht fyeu gjithe opoziten dhe jo per here te pare. Asnje reagim nuk pati ndaj tij. As edhe nje verejtje formale. Nderkohe sot kerkohet perjashtimi i deputeteve te opozites se paskemi fyer Ramen!!!

Ne do na perjashtojne se “te dehur” paskemi fyer Ramen! Ramen a do ta perjashtojne qe vjen i droguar ne cdo seance dhe fyen jo vetem deputetet po gjithe shqiptaret ?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY