Gjxkata e Apelit ka shtyrë sërish sot seancën gjyqësore në lidhje me kërkesën e Alibeaj për të bashkuar vendimet e kuvendit të PD të mbajtur në korrik 2021 me vendimet e kuvendit të falsifikuar të 18 dhjetorit 2021.
Alibeaj do të ndryshojë avokatin dhe kështi Apeli u dha kohë edhe 1 muaj për përgaditje.
Detajet e gjykatës:
Duke marrë parasysh interesimin e shtuar të mediave, shtypittë shkruar dhe atij online, si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:
Sot me datë 10.11.2022 ora 09:30, ishte caktuar seancagjyqësore me palë ne proces:
Kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuarnga Sekretari i Përgjithshëm z.Gazment Bardhi,
Objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të PartisëDemokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja tëzgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës17.07.2021.
Gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, rezultoi se përfaqësuesiligjor i Partisë Demokratike të Shqipërisë, në datë 08.11.2022 ka depozituar në kryesekretarin e gjykatës, një kërkesë me objekt: “Shtyrje të seancës gjyqësore”, për arsye se, nga data 08.11.2022 deri në datë 12.11.2022, ndodhet jashtë vendit, përnjë udhëtim familjar shumë të rëndësishëm të planifikuar kohëmë parë”, duke bashkangjitur aktet përkatëse për tëmbështetur pretendimin e tij.
Gjithashtu, ju informojmë se, në datë 10.11.2022 nga ana e palës kërkuese/ankuese Partia Demokratike e Shqipërisë, është depozituar edhe një kërkesë tjetër për shtyrjen e seancësgjyqësore për të j’u dhënë mundësia e ndryshimit dhezëvëndësimit të përfaqësuesit ligjor dhe njohjen e tij me dosjen, për një afat kohor 1 – mujor.
Në përfundim të gjykimit Gjykata vendosi të pranojë kërkesëne palës kërkuese/ankuese Partia Demokratike e Shqipërisë, dhe për t’i lënë kohë për përfaqësimin me një avokat tjetër, nëmënyrë që ky fundit të njihet me dosjen, duke caktuarseancën e rradhës për në datë 06.12.2022 ora 09.30.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/