100 euro, koha pa limit, dy 13 vjeçarët habisin policinë

100 euro, koha pa limit, dy 13 vjeçarët habisin policinë

254
0
Shares

Policia e Tiranës ka shoqëruar dy 13-vjeçarë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin hapur një adresë false në Instagram me emrin Ana Shehu, raporton abc news.

Të miturit kontaktonin “viktimat” dhe linin takim me ta. Gjatë komunikimit, të miturit i jepnin adresën e apartamentit ku do të takoheshin dhe i kërkonin 100 euro. Por mënyra që ata kishin zgjedhur për të marrë lekët është “goxha interesante.”

Adoleshentët i kërkonin “viktimave” që kur të futeshin në pallat, në hyrje të linin një zarf me shumën prej 100 eurosh.

Ky ishte kushti që i vendosnin klientëve për tu ngjitur më pas në apartamentin e “Anës” për të zhvilluar takimin.

Shuma e parave merrej nga dy të miturit që prisnin viktimat në hyrje të një pallati në territorin e komisariatit nr.4 dhe më pas largoheshin.

Klientët trokisnin në një banesë ku nuk i përgjigjej askush, raporton abcnews. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY