Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raporti i EUROSTAT nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës me energjinë. Më e shtrenjta në rajon

01/11/2022
Raporti i EUROSTAT nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës me energjinë. Më e shtrenjta në rajon
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Raporti i EUROSTAT nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës me energjinë. Më e shtrenjta në rajon. Më 12 nëntor protesto për t’i thënë NDAL marrëzisë së qeverisë”, deklaroi anëtari i Kryësisë së PD, Eno Bozdo.

Detajet:

Raporti i sapo publikuar i EUROSTAT, mbi çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë, nxjerr lakuriq gënjeshtrën e Edi Ramës: Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon, me përjashtim të Malit të Zi.

Çka vlen të theksohet fort është fakti se vendet e tjera të rajonit, pavarësisht se janë shumë më të ekspozuara se Shqipëria në tregun e energjisë, dhe pa burime të brendshme prodhuese, kanë çmime më të ulëta të energjisë.

E dini pse?

Sepse kanë aplikuar paketa ndihmëse për popullatën.
Përjashtim këtu, sigurisht, bën Shqipëria e Hirziut, e cila nuk ndërmerr asnjë masë dhe nuk kujdeset për asnjë paketë të tillë.

Por nuk mbaron këtu.

Statistikat e EUROSTAT nuk marrin parasysh rritjen me më shumë se 4‒fish të çmimit të energjisë elektrike për familjarët që tejkalojnë fashën 800 kwh në muaj.

Me këtë shtesë, Shqipëria do të mbetet vendi me energji më të shtrenjtë në rajon. Kjo është absurde duke ditur dy fakte:

se ne nuk kemi asnjë varësi nga gazi rus;

se ne mund të plotësojmë 100% të nevojave tona nga energjia e rinovueshme, që e prodhojmë me burimet tona ujore, që Zoti na i ka dhuruar me bujari!

Ndërsa Rama bërtet poshtë e lart, si i marri i fshatit, për “çmime të çmendura të energjisë, që nuk gjendet”, apo se “jemi në luftë dhe lufta do sakrifica”, fakti është se fatkeqësia nuk është lufta dhe as mungesa e energjisë, por ai vetë dhe qeveria e tij.

Shumë vende, të cilat janë në pozitë shumë më të vështirë se Shqipëria, kanë qeveri të cilat mbrojnë me sukses konsumatorët nga çmimet e larta, sepse prioritet për to është mbrojtja e popullatës dhe ekonomisë kombëtare, dhe jo lënia e tyre në rënie të lirë.

Çmimin e energjisë e kemi të lartë, dhe do ta kemi katërfish më të lartë, duke filluar që sot, jo sepse s`kemi mundësi, por sepse qeverisë nuk ia ndjen për konsumatorin, qytetarin, taksapaguesin.

Do të vazhdojme refenin “Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë dhe do të jetë”, sa kohë ndërmarrjet publike te sektorit, KESH, OSHEE dhe OST, janë kthyer në fole të mega kurrupsionit, në çerdhe të militantëve politikë, në konvaleshenca të patronazhistëve dhe hajdutëve të votave, që marrin rrogën, jo për të bërë punën, por për të vjedhur për xhepin e vet dhe të partisë, dhe me këta xhepa për të vrarë zgjedhjet e radhës.

Gëzuar 1 nëntorin, ditën kur qeveria ta rrit çmimin e energjisë elektrike me katërfish.

Mos harro 12 nëntorin, kur protesta e madhe kombëtare na thërret për t’i thënë NDAL marrëzisë dhe rrezikut që i sjell Shqipërisë, personazhi që nuk ndreqet dhe që për pushtetin, çdo ditë, rrënon shtetin.r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Durim Bamit dhe disa të pandehurve të tjerë

17/03/2026
TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

17/03/2026
Berisha respekton të hënën e SPAK, tregon një detaj të ri në lidhje me Irenën

DEKLARATA/ PD shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste

17/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Durim Bamit dhe disa të pandehurve të tjerë

17/03/2026
TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.