Mbyt 29-vjeçaren në Golem, vret veten në Krutje të Lushnjes

Mbyt 29-vjeçaren në Golem, vret veten në Krutje të Lushnjes

86
0
Shares

Foto Ilustruese

Dy ngjarje të rënda, të lidhura midis tyre, kanë ndodhur sot, në dy vende të ndryshme.
Ndërsa një i dyshuar ka mbytur në një banesë në Golem një vajzë të re, vetë, më pas, ai është gjetur i vetëvrarë në Krutje të Lushnjes.
Burimet e policisë sqarojnë se, në Kavajë është gjetur e mbytur me litar në një apartament në katin e katër të një pallati, 29-vjeçarja Jonida Çanaku.
Ndërsa pas njoftimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka filluar procedurat e para hetimore, një informacion tjetër bënë të ditur se, i dyshuar i mbytjes së 29-vjeçares, është gjetur i vetëvrarë me një pistoletë në fshatin Krutje të Lushnjes.
Sipas policisë, ai është Sokrat Shani 65 vjeç, i cili ka lënë edhe një letër pranë turpit të vajzës.
Nga hetimet e deritanishme, ende nuk ka informacion për rrethanat e këtyre dy ngjarjeve, si dhe për motivet e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY