Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Do i dalim zot elitës së kombit, mbështesim lëvizjen sindikaliste të pedagogëve”

19/10/2022
“Do i dalim zot elitës së kombit, mbështesim lëvizjen sindikaliste të pedagogëve”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, se opozita do të mbështesë protestën e pedagogëve ndrsa theksoi se Rama me një urrejtje të papërshkruar ndaj pedagogëve i privoi nga procesi i gradimeve shkencore.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot, elita e kombit tonë, e cila ka si shtëpi të saj, universitetet e vendit, është në grevë, është në protestë për kërkesat më elementare, që mund të paraqesë një trupë akademike.

Elita akademike universitare përbën një pasuri të çmuar për kombin, de facto përbën truri e kombit. Përbën pa diskutim promotorin e dijeve për zhvillimin e vendit, përbën një investim të jashtëzakonshëm, që qytetarët shqiptarë kanë bërë për formimin e tyre.

Kjo elitë, në vitet e fundit u keqtrajtua në mënyrën më të pamerituar. Kjo elitë si në asnjë vend tjetër të Europës dhe botës, për tetë vite, u privua tërësisht nga procesi i gradimeve shkencore, që përbën shtyllën më kryesore të kërkimit shkencor në universitetet e të gjithë botës. Në doktoratura që drejtohen nga katedra dhe departamente, qëndrojnë universi i shpikjeve, i zhvillimeve, i studimeve shkencore të rëndësishme, dhe i lartësimit të godinës së dijes të çdo vendi.
Me një të rënë të lapsit, me një urrejtje të papërshkruar ndaj pedagogëve, ata u privuan nga ky funksion jetik për zhvillimin, përparimin, lartësimin, konsolidimin e tyre si elitë kombëtare.

Këtë e pësuan një lloj, demokratë, socialistë, të paparti, çfarë ishin pedagogë. E kemi ngritur dhjetëra herë në parlament një gjë të tillë. Institucioni i vetëm që vazhdonte doktoratura ishte institucioni që kishte dorëzuar një mega-ryshfet në qeveri. Pra një institucion privat. Institucionet publike nuk lejoheshin nga ministria që të udhëheqin doktoratura.
Mirëpo qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se doktoraturat janë elementi më thelbësor i kërkimit shkencor. Ai që e kryen dhe ai që e udhëheq, arrijnë të japin një produkt, herë-herë edhe themelor dhe origjinal për shkencën, pavarësisht se jemi në Shqipëri. Kjo ka ndodhur edhe në vitet e diktaturës, jo më sot.

Berisha: Do i dalim zot elitës së kombit, mbështesim lëvizjen sindikaliste të pedagogëve

Ne duhet t’i dalim zot elitës së kombit. Duhet ta mbrojmë, ne jemi krenarë me ta. Ata kanë kontribute të jashtëzakonshme, janë personalitete që në kushte të vështira, kanë bërë maksimumin.
Nuk mundet që me një rast të përlyejnë një botë akademike. Se është vetë i zhytur komplet.

Ndaj ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur elitën kombëtare, e cila është në një sulm amoral të paimagjinueshëm.
Sa i përket mbështetjes tonë, ajo është lëvizje sindikaliste dhe ne mbështesim çdo kauzë të drejtë.
Po të ishte lëvizja jonë, do e thonim me krenari sepse nuk kemi asnjë kompleks. Por ajo është lëvizje e sindikatave. Ndaj u them socialistëve që ne mbështesim kauzën tuaj, se ajo është kauzë e drejtë.
Për ne, universitetet janë një pasuri e paçmuar kombëtare. Nuk janë pasuri e Edi Ramës, nuk janë sarajet e Surrelit. Është një investim gjigant që kanë bërë shqiptarët për universitetet.

Nesër në parlament, kryeaxhenda duhet të jetë mbrojtja e elitës universitare dhe denoncimi i këtij agresioni, këtij sulmi ndaj tyre, përpjekjet për t’i përçarë, nuk mund të imagjinoni çfarë terrori ushtrohet për t’i përçarë.
Duke u shprehur solidaritetin, ne e mbështesim grevën e tyre të përgjithshme nesër. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.