Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

7 apo 9 të fuqishmit e Kinës pas Kongresit Partisë Komuniste

18/10/2022
7 apo 9 të fuqishmit e Kinës pas Kongresit Partisë Komuniste
Share on FacebookShare on Whatsapp

Më shumë se 2030 delegatët që kishin mbushur ambientet e strukturës që mirëpriste Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste kineze, dëgjuan në një fjalim relativisht të shkurtër, rreth dy orë, liderin e partisë dhe njëkohësisht të vendit, Xi Jinping, i cili foli për një shumëllojshmëri gjërash, nga strategjia shumë e kritikuar e COVID-19 dhe politikën ndaj Tajvanit, por jo për drejtimin e ardhshëm politik  të partisë,  dhe figurat që do ta përfaqësojnë atë në pesëvjeçarin e ardhshëm.

Nën tonet e qeta të liderit, fshihet në fakt një luftë e brendshme që sipas analistëve po zhvillohet me dyer të mbyllura edhe në ditët e Kongresit.

Pika kryesore është përcaktimi i emrave që do të përbëjnë Komitetin Qendror, shtatë vende që sipas burimeve mund të shkojnë deri në nëntë pas punimeve të Kongresit, si dhe 25 vendet e Byrosë Politike.

Formësimi i Komitetit Qendror do të thotë shumë edhe për drejtimin që Xi Jinping mendon për gjigantin aziatik. Deri më tani, shtatë postet më të rëndësishme të politikës kineze kanë qenë rezultat i ekuilibrave midis rrymave të ndryshme në parti, por Xi Jinping i sigurt për mandatin e tretë dhe me gjasa me fuqi edhe më të shtuar pas Kongresit, mund të ndryshojë edhe këtë traditë.

Sinjalet janë të qarta. Në Byronë Politike, mbështetësit e tij më të zjarrtë kaluan në një dekadë nga rreth 20% gjatë mandatit të parë, në 60% të mandatit të dytë, dhe mendohet që tani të jenë pothuajse 90%.

Aq i sigurt ndihet Xi, aq sa ai mund të vendosë ngritjen në Komitetin Qendror të një figure aspak të dashur si Li Qiang, kreu i Partisë në Shangai që ishte objektivi i protestave të shumta për menaxhimin e tij të pandemisë, me politikën e “zero infektimeve” që ka detyruar izolimin e metropolit për pothuajse 2 vite.

Duke cilësuar si të paprekshëm miqtë e ngushtë të Xi, “ideologun” Wang Huning dhe figurën kryesore të fushatës antikorrupsion, Zhao Leji, figura të reja mund të dalin në horizont, si të besuarit e tij Ding Xuexiang, Li Xi dhe Chen Min’er.

Hyrja e tyre mund të shkaktojë daljen nga Komiteti i kryeministrit Li Keqiang, që cilësohet si një rival i mundshëm i Xi. Për të balancuar disi pjesën më reformiste të partisë, posti i Li Keqiang mund të merret nga Wang Yang.

Sido që të jetë, politika e Kinës pas Kongresit të 20-të pritet të jetë gjithmonë e më agresive, në veçanti ndaj Tajvanit dhe Uashingtonit, në një përplasje ku nuk përjashtohet edhe mundësia e një konflikti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.