Udhëzimi, si do të përfshihen në primare simpatizantët e PD

Udhëzimi, si do të përfshihen në primare simpatizantët e PD

32
0
Shares

Janë mësuar detaje në lidhje me mënyrën se si do të përfshihen simpatizantët e PD në votimet e primareve.

Udhëzimi pritet të miratohet sot nga kryesia e PD.

Projekti/ Kryesia e Partisë Demokratike vendosi:

1. Nisjen e procesit të regjistrimit të simpatizanteve të Partisë Demokratike, në to githa degët e Partise Demokratike, te cilet duan të regjistrohen si votues ne Primaret e Partise Demokratike për zgjedhjet vendore 2023;

2. Kryetari i seksionit në bashkerendim me seksionin dhe Kryetarin e Grupseksionit, në

përputhje me nenin 25 dhe 27 të statutit, ben regjistrimin e simpatizantëve në Degen

(bashkine) ku voton, duke plotësuar formularin personal të simpatizantit sipas shtojcës 1.

Simpatizanti mban kundrabiletén e regjistrimit e cila është e vlefshme deri në momentin

e pajisjes me kartën e simpatizantit.

3. Simpatizanti regjistrohet duke plotësuar në mënyrë korrekte të dhënat e kërkuara në formularin e simpatizantit. Plotësimi i formularit të simpatizantit me të dhëna jo të sakta mund të sjellë mospasqyrim e emrit të tij në listën e votuesve;

4. Në të njëjtën kohë Degët, në nivel seksioni dhe grupseksioni, luajne nje rol aktiv ne përditësimin e regjistrit të simpatizantëve. Bazuar në të dhënat historike të degës pë profilizimin e votuesve, seksionet dhe grupseksionet e degès marrin kontakt dhe i ftojn të gjithë simpatizantët si dhe votuesit potenciale të PDSH-së, të regjistrohen në Primar

5. Degët e Partisë Demokratike marrin të gjitha masat logjistike për regjistrimir simpatizantëve. Konkretisht, degët sigurohen që simpatizantët dhe votuesit potencial cilët janë banorë të territorit të degës:

a. Te jenë kontaktuar te gjithe me hesen per tu bere pjese e procesit zgjedhor te Primareve

b. Te kene informacion e duhur se ku (ne cilen adrese, vendndodhje fizike) dhe si (ne cilën mënyrë), duhet aplikuar per te plotesuar formularin e simpatizantit,

Te kenë asistencën përkatëse gjaté plotesimit to formularit, nëse ata e kerkojne nje gje te tille;

6 Deget hedhin të dhënat e regjistrimit te simpatizanteve në regjistër sipas shtojcës 2 dhe më pas i përcjellin ato, pa ndryshim, ne Qender. Deget raportojne çdo dite per mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit te simpatizantëve dhe dergojnë në format elektronik shtojcën 2, të plotësuar, pranë Sekretariatit Organizativ dhe te Burimeve Njerëzore të PDSH (pd@rithemelimi.com)

7. Sekretariati Organizativ dhe i Burimeve Njerezore, në konsultim dhe bashkepunim te ngushtë me degët, ndërton dhe përditëson regjistrin e simpatizantëve sipas degëve, se bashku me të gjitha informacionet përkatëse shoqeruese te ketij regjistri. Për të mundësuar finalizimin e regjistrit te simpatizanteve për çdo degë, regjistrimi i simpatizantëve ndërpritet 5 ditë përpara dates se shpallur sé Primareve;

8. Degët e Partisë Demokratike marrin masa për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të simpatizantëve, duke administruar regjistrin e simpatizantëve me të njëjtat rregulla dhe procedura me te cilat adminisphet regjistri i anëtarësisë së degës;

9. Ngarkohet Sekretariati Organizativ dhe Burimeve Njerëzore dhe Degët e Partisë Demokratike, për zbatimin e këtij vendimi;

10. Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY