Vritet shqiptari në Londër, tjetri dërgohet me urgjencë në spital

Vritet shqiptari në Londër, tjetri dërgohet me urgjencë në spital

47
0
Shares

Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë ditën e djeshme pranë nkë stacioni metroje në Londër ndërsa një tjetër ishte plagosur rëndë.

Personi i vrarë rreth orës 23:00 të së dielës është identifikuar si L. Zeqja, një 27-vjeçar nga Barking.

Policia është njoftuar për rastin nga një telefonatë anonime, ku ka shkuar në vendngjarje  në Church Lane, shkruajnë mediat lokale.

Zeqja u shpall i vdekur në vendngjarje ndërsa tjetri u dërgua me urgjencë në spital ku ndodhet aktualisht.

Aktualisht i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Autoritetet  po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. r.j

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY