Qeveria nuk ka shpjegim për pagesat e inceneratorëve nën hetim

Qeveria nuk ka shpjegim për pagesat e inceneratorëve nën hetim

41
0
Shares

Zv/kryeministrja, Belinda Balluku tha sot gjatë një konference me gazetarët se pagesat qe qeveriabu bën inceneratorëve është jashtë vullnetit të qeverisë dhe se kjo ishte një çështje e drejtësisë dhe se qeveria nuk ndërhynte në këtë pjesë.

Më tej ajo tha se nxiste drejtësinë që çështja të zbardhej sa më shpejt të ishte e mundur.

“Sa i përket projekteve, drejtësia bën detyrën dhe në Shqipëri ka nga 2013 që drejtësia dhe qeveria i kanë rrugët e ndara. Ne nuk kemi ndërhyrë kurrë në rrugët e drejtësisë, madje e nxisim të marrë në shqyrtim ato dosje në dritëhije. Është çështje tjetër ajo e drejtësisë me inceneratorët. Ndërsa progreset e qeverisë Shqiptare për pastrimin në 9 vitet e fundit, janë të pakrahasueshme. Këto janë fakte të pamohueshme.

Nuk i kemi shpikur ne inceneratorët, nëse do e kishim bërë ne, do kishim emër. Nuk e di cilën preferoni ju fushën apokalipto në Durrës apo plehrat e inceneruara. Ne nxisim drejtësinë që çështja të marrë shpjegimin e duhur sa më shpejt”-tha Balluku. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY